Paga më të larta për punonjësit e UKM-së për 22%, fillon zbatimi i marrëveshjesë së re kolektive

    Punonjësit në universitetin më të vjetër shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup nga ky muaj do të marrin paga më të larta mesatarisht për rreth 22%, ndërsa në formë retroaktive do t’ju paguhet edhe dallimi për muajin janar. Me këtë fillon plotësimi i detyrimit të shtetit e cili del nga marrëveshja kolektive individuale i këtij institucioni të arsimit të lartë të nënshkruar më 29.12.2022, ndërsa i cili do të fillojë të zbatohet prej datës 1.1.2024.

    Gjithsej 3000 profesorë, asistentë, administratorë dhe persona teknikë do të fillojnë të marrin vlerë më të madhe personale në bazë të pagës për 22%, ndërsa rritje shtesë për përqindje të caktuar do të ketë edhe nga muaji mars, kur është paraparë dhe rritja e pagës minimale në vend. Bëher fjalë për detyrim konform marrëveshjesë kolektive indivudale ndërmjet Lidhjesë së Sindikatave të punonjësve të UKM-së dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si themelues i Institucionit të Arsimit të Lartë, ndërsa qëllim i të cilës është avancimi i të drejtave , mundësive dhe gjendjes materiale të punonjësve të universitetit.
    Zbatimi i marrëveshjes pritet që ndjeshëm të rrisë motivimin për punë dhe cilësinë e procesit mësimor-shkencor, në interes të studentëve dhe krijimit të gjeneratave më cilësore të cilët në mënrë të sukseshshme do të integrohen dhe udhëheqin me proceset shoqërore.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në koordinim me institucionet tjera kompetente, do të angazhohet për avancimin e të drejtave të punonjësve në arsimin e lartë dhe shkencën që të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa prioritet do të jetë inkurajimi i lidhjes së marrëveshjeve të reja kolektive me universitetet e tjera.

    Lajmi Paraprak

    Kush ka ndihmuar më tepër shtrirjen e ndikimit rus në RMV! Çfarë ka bërë Ali Ahmeti që ta parandalojë?

    Lajmi i rradhës

    Bajrami: Ziadin Sela është themeluesi, ai sakrifikoi për ASh-në

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë