“Kush qesh i fundit, qesh më mirë” | Musa Xhaferi: Pas një jave, ata që do të fitojnë, do të qeshin

    Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot është duke mbajtur mbledhjen e parë të kryesisë së re.

    Pjesë e mbledhjes është edhe Musa Xhaferi, i cili ka folur para gazetarëve. Ai u pyet nga Nistori nëse “sot pret të qesh i fundit”, ndërsa u përgjigj se kjo do të shihet pas një jave.

    “Kjo do të shihet pas një jave. Ata që do të fitojnë ata do të qeshin. Ne nuk duam ta reformojmë partinë, por e respektojmë statutin dhe rregullat e partisë”, theksoi Musa Xhaferi.

    Ndërsa në lidhje me kërkesat e “Grupit të zjarrit”, pjesë e të cilit është edhe ai, Xhaferi theksoi se mbeten pas kërkesës për shkarkim të zv.kryeministrit Artan Grubi.

    Theksojmë që ky i fundit në mbledhjen e sotme është riemëruar shef i kabinetit të kryetarit të BDI-së, ndërsa gjithashtu Bujar Osmani do të vazhdojë të jetë zëdhënës./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Edhe “Grupi i zjarrit” votoi “PËR” vazhdimin e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit në pozitat e njëjta në BDI

    Lajmi i rradhës

    Problemet e përditshme që dëmtojnë trurin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë