Edhe “Grupi i zjarrit” votoi “PËR” vazhdimin e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit në pozitat e njëjta në BDI

    Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, ka folur para gazetarëve në lidhje me mbledhjen e parë të kryesisë së re të kësaj partie. Ai njoftoi se me propozim të Ali Ahmetit janë zgjedhur sekretarët e ri të partisë, shefi i kabinetit të kryetarit dhe zëdhënësi i partisë. Osmani tha se emrat në pozitat e reja në parti janë emëruar me vendim unanim.

    I pyetur nga Nistori, nëse anëtarët e BDI-së që janë në pushtetin ekzekutiv do ta kalojnë provimin, ai deklaroi se “po, ministrat do të marrin notë kaluese”.

    “Do të lëmë të hapet debat. Raporti që është në formë të shkruar i ka të gjitha detajet. Për momentin po bëhet prezantimi, ndërsa debati mund të zgjasë edhe më shumë”, tha Osmani.

    “Fillimisht është diskutuar për situatën politike dhe vendimet që duhet të merren në të ardhmen, siç janë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar negociatat me BE-në. Më pas u propozuan dhe miratuan propozimet e kryetarit për sekretarë të partisë që mbulojnë tema të ndryshme. Artan Grubi është riemëruar shef i kabinetit të kryetarit, zëdhënës është Bujar Osmani, si dhe Arbër Ademi zv.zëdhënës”.

    “Për momentin diskutohet për pikën tjetër të rendit të ditës që është raportimi i ekzekutivit dhe ndërkohë Artan Grubi është duke raportuar për punët e bëra. Raport është dorëzuar edhe në formë të shkruar. Mendoj se kemi vendosur kulturë të re në transparencën dhe llogaridhënien e funksionarëve”, tha mes tjerash Bujar Osmani.

    Ndërsa para fillimit të mbledhjes Izet Mexhiti, theksoi se mbeten pas kërkesës së shkarkimit të Artan Grubit nga pozitat në pushtetin ekzekutiv dhe brenda partisë. Megjithatë ai tha se gjithçka do të vendoset pas debatit që do të zhvillohet gjatë mbledhjes.

    Pjesë e mbledhjes së sotme ishte edhe Musa Xhaferi, kurse i pyetur nga Nistori nëse “sot do të qesh i fundit”, ai tha se kjo do të shihet pas një jave “Pas një jave, ata që do të fitojnë do të qeshin”, tha Xhaferi.

    Theksojmë që mbledhja e kryesisë së BDI-së është duke vazhduar ende, ndërsa më poshtë i keni disa nga emrat që janë emëruar në pozitat brenda kësaj partie:

    Sekretariati i Mbrojtjes – Imri Selam
    Sekretariati për Siguri – Zemri Qamili
    Sekretariati për Punë të Jashtme – Arta Bilalli
    Sekretariati i Ekonomisë dhe Financave – Avni Saliu
    Sekretariati i Drejtësisë – Valdet Xhaferi
    Sekretariati i Shëndetësisë – Haris Karaxhenemi

    Lajmi Paraprak

    Mickoski konfirmon pjesëmarrjen në Bllagoevgrad të Bullgarisë

    Lajmi i rradhës

    “Kush qesh i fundit, qesh më mirë” | Musa Xhaferi: Pas një jave, ata që do të fitojnë, do të qeshin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë