Kushtet e burgjeve në RMV janë përmirësuar, problem mbetet mungesa e personelit shëndetësor

    Ka përmirësim në raport me rinovimin e kapaciteteve të burgjeve, por, mbetet problemi me deficitin e personelit shëndetësor. Është i domosdoshëm bashkëpunimi koordinues dhe ndihma e vazhdueshme shëndetësore.

    Këtë e tha monitorimi me të cilin Shoqata e Maqedonisë së Veriut e juristëve të rinj dhe Komitetit të Helsinkit për të drejtat njeriut në kuadër të projektit “Eliminimi i torturës dhe sjelljes jonjerëzore në burgje dhe institucione të tjera të privimit nga liria” realizuan 29 vizita të rregullta në institucionet e burgjeve.

    Siç informoi Irena Zdravkova nga Shoqata e Maqedonisë e juristëve të rinj, tortura dhe trajtimi johuman që po ndodhë është diçka në të cilën duhet të punohet edhe më tej, nuk është diçka që mund të eliminohet brenda natës, dhe, siç thotë, nevojiten angazhime afatgjate edhe të shtetit edhe të sektorit joqeveritar.

    Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në ngjarje theksoi se qëllimi,l edhe i Qeverisë edhe i shtetit, duhet të jetë eliminimi i sjelljes jonjerëzore në burgje dhe institucionet e privimit nga liria, me ç’rast theksoi se në disa vitet e fundit ka përparim edhe në raport me përmirësimin e kushteve në institucionet e paraburgimit dhe të burgjeve, edhe në sjelljen ndaj këtyre personave. “E dimë se edhe në të kaluarën edhe deri më sot ka shumë vërejtje në këtë pjesë. Ne i marrim me kujdes të gjitha raportet dhe të gjitha thëniet nga Këshilli i Evropës, nga Komiteti kundër torturës dhe veprojmë rreth tyre. Mendoj se posaçërisht në vitin e fundit dhe në disa vitet e fundit ka përmirësime. Ka edhe institucione të reja edhe të paraburgimit edhe të burgjeve, institucioni i burgut në Volkovi për të mitur, burgu i ri në Kumanovë dhe disa pjesë të tjera të rinovuara ku qëllimi është të përmirësohen kushtet, sjellja ndaj këtyre personave të jetë në pajtim me Konventën për të drejta të njeriut dhe në pajtim me ligjet tona, dhe gjithsesi, personat të cilët janë në paraburgim apo të arrestuar t’i realizojnë të drejtat e tyre, sepse, edhe pse, disa të drejta u janë marrë për shkak të dënimeve dhe masave, nuk do të thotë se nuk kanë të drejtat e veta të cilat mund t’i realizojnë”, tha Mariçiq në pyetjen e gazetarëve.

    Lidhur me informatat në opinion se disa të burgosur të caktuar kanë privilegje në sistemin e burgjeve, Mariçiq thotë se para ligjit të gjithë janë të njejtë, të gjithë kanë trajtim të njejtë dhe askush nuk është i privilegjuar.

    “personat në paraburgim dhe ata të burgosur kanë të drejta të caktuara dhe volitshmëri të caktuara të cilat mund t’i shfrytëzojnë nën kushte të caktuara. Për të gjitha ato të drejta dhe volitshmëri vendoset në korrelacion mes Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve dhe Gjykatës dhe prokurorisë. Kështu që secila procedurë, secila volitshmëri, secila e drejtë, komunikohet në këtë nivel. Çdokund ku ka dobësi punojmë atë ato të mënjanohen dhe të gjitha situatat konkrete të hetohen dhe të veprohet rreth tyre. Kjo është me rëndësi për ne. Edhe pse nuk ka asnjë që është i privilegjuar, secili trajtohet në pajtim me ligjin dhe sjelljen e vet, kështu që si do të vendosë Gjykata, shohim maksimalisht të gjithë të kenë trajtim të njejtë. Me atë rast punojmë edhe me Drejtorinë për ekzekutim të sanksioneve dhe me MPB-në për asgjësim të ndonjë dukurie eventuale të krimit dhe korrupsionit në burgje dhe në njësitë e paraburgimit. Ajo është një luftë e përhershme, megjithatë, shteti i shfrytëzon mekanizmat dhe duhet sa më shumë t’i shfrytëzojë që ajo të reduktohet në minimum”, thotë ministri i Drejtësisë.

    Lidhur me kushtet në burgje, ai thekson se qëllimi është të gjitha objektet të jenë të cilësisë së njejtë dhe prandaj punohet në mënyrë etapore me ndihmën e BE-së dhe të Këshillit të Evropës të arrihet ai standard. Theksoi projektin për rikonstruim të burgut në Idrizovë në vlerë prej disa dhjetëra milionë euro. Ai tha se qëllimi është që burgjet të cilat janë pasqyrë e shtetit të japin pasqyrë më të mirë për shtetin tonë në mënyrë që të mos kemi vërejtje dhe që njerëzit që janë atje t’i kenë të gjitha të drejtat që u takojnë, pa dallim nëse vuajnë dënim apo ndonjë masë.

    Frejk Janmat, këshilltar, udhëheqës i sektorit çështje ekonomike, ndërtim i institucioneve, bashkëpunim tejkufitar pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Theksoi se ky projekt është me rëndësi të madhe për të burgosurit sepse ata meritojnë trajtim adekuat dhe kushte dinjitoze kudo që qëndrojnë, në cilin do burg apo institucion ndëshkimor. Ai thotë se kushtet në burgje janë të rëndësishme nga aspekti i integrimeve të Maqedonisë së veriut në bashkimin Evropian, sepse bëhet fjalë për të drejta të njeriut, vlerë së cilës BE-ja i përmbahet fuqishëm. “Do të jetë me rëndësi për negociatat e ardhshme vëmendja të kthehet drejt kësaj problematike, sepse vëmendja që ky projekt po tenton ta tërheqë është mes sektorit joqeveritar, institucioneve dhe popullatës ndaj kushteve në burgje dhe institucionet e tjera korrektuese”, tha Janmat. Me atë rast shprehi kënaqësi nga mënyra në të cilën institucionet kanë reaguar ndaj këtij projekti dhe i gëzohet bashkëpunimit të suksesshëm të cilin BE-ja do ta vazhdojë me asistimin në këtë domen.

    Lajmi Paraprak

    Programi IPARD 3, për shtatë vite në buqësin e RMV-së do të hyjnë 250 milionë euro investime

    Lajmi i rradhës

    Antonio Jolevski zgjidhet për kryetar të ri të Këshillit të prokurorëve publik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë