Kur prindërit nuk i dëgjojnë fëmijët – sjelljet që mund t’i shoqërojnë edhe në moshë madhore

    Fëmijët që rriten me prindër emocionalisht të padisponueshëm, të cilët nuk i dëgjojnë, nuk i vlerësojnë ndjenjat e tyre ose nuk u japin vëmendjen e nevojshme, mund të zhvillojnë disa sjellje të caktuara edhe në moshë madhore.

    Një prej tyre është fshehja e emocioneve.

    Kur fëmija mësohet se ndjenjat dhe mendimet e tij nuk kanë rëndësi, ai mund të fillojë t’i mbajë për vete emocionet, duke e parë këtë si një mënyrë për t’u mbrojtur.

    Një tjetër pasojë mund të jetë vetëbesimi i ulët dhe vështirësia për të shprehur mendimin.

    Mungesa e mbështetjes dhe vlerësimit gjatë fëmijërisë mund ta bëjë personin të dyshojë në vlerën e mendimeve dhe zgjedhjeve të veta.

    Këta persona mund të zhvillojnë gjithashtu pavarësi të tepruar, duke u mësuar të mos kërkojnë ndihmë dhe të mbështeten vetëm te vetja.

    Sipas psikologut Mark Travers, kjo mund të lidhet me mënyrën se si janë mësuar të përballojnë mungesën e mbështetjes emocionale.

    Një tjetër aspekt i rëndësishëm është besimi te të tjerët.

    Kur një fëmijë nuk ndihet emocionalisht i sigurt në marrëdhënien me prindërit, më vonë mund ta ketë më të vështirë të krijojë marrëdhënie të afërta dhe të besojë te njerëzit.

    Në përgjithësi, mungesa e vëmendjes dhe e mbështetjes emocionale gjatë fëmijërisë mund të ndikojë në vetëbesim, shprehjen e emocioneve, pavarësinë dhe marrëdhëniet me të tjerët në moshë madhore. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë