Kushtetuesja vendosi: etiketat e produkteve edhe në gjuhën shqipe

    Gjykata Kushtetuese me shumicë votash ka hedhur poshtë nismën që kontestonte obligimin që deklaratat apo etiketat e produkteve të jenë krahas maqedonishtes edhe në shqip. Gjyqtarët nuk u pajtuan që të hiqen pjesë nga 6 nenet e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe me këtë i dhanë fund golgotës dy-vjeçare të nismës.

    Kontestimet erdhën nga avokati Valentin Pepelugoski, i cili theksonte se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën pasi përdorimi i shqipes, duhet të jetë vetëm në raport me shtetin, por jo edhe mes personave privatë, megjithatë me vendimin e sotëm, mbetet në fuqi obligimi për prodhuesit dhe tregtarët privatë deklaratat e produkteve të tyre ku jepen informacione për përmbajtjen, por edhe dokumentet shoqëruese si udhëzuesit, certifikatat apo fletët e garancisë t’i kenë edhe në shqip.

    Ndërkohë në seancën e sotme, Kushtetuesja hodhi poshtë nismën që kontestonte rritjen lienare të pensioneve, ndërsa la në fuqi masën qeveritare. Me këtë pensionistët që morën nga 1.000 denarë shtesë në shtator, do të marrin edhe nga 1.000 denarë rritje në mars. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Populli ushtar”, si e mbushi Kina Shqipërinë komuniste me tanke, avionë e bunkerë!

    Lajmi i rradhës

    Analiza: a ka vdekur “marrëdhënia e veçantë” mes ShBA-së dhe Britanisë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë