Kushtëzon Grubi: Nëse hapet Kushtetuta, hapen çështje tjera si heqja e 20 për qind të gjuhës shqipe

    Foto: Artan Grubi/FB

    Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka kushtëzuar hapjen e Kushtetutës të Maqedonisë së Veriut e cila pritet të bëhet për të përfshirë brenda saj komunitetin bullgar, si një nga kushtet për zgjidhjen e kontestit Shkup – Sofje.

    Grubi thotë se nëse hapet Kushtetuta, do të hapen edhe çështje të tjera. Përmend heqjen e 20% për përdorimin e gjuhës shqipe.

    “Ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe ndryshimet e Kushtetutës gjithsesi se do të bëhen me konsensus dhe këto propozime është mirë që të hidhen në tryezë të partive politike dhe jo në media në qoftë se dëshirojnë të kenë sukses. Por, më gëzon fakti se opozita maqedonase ka gatishmëri për të hapur Kushtetutën, me ç’rast, gjithsesi, edhe ne kemi tema tjera që duhet të përfshihen në këto ndryshime kushtetuese siç është kontesti me Bullgari, apo përfshirja e komunitetit bullgar, kroat, malazez dhe gjithë të tjerët apo edhe heqjes së kufizimit prej 20% për përdorimin e gjuhës shqipe”, tha Grubi./TV21/

    Lajmi Paraprak

    Ligji për përmbarim do të ndryshohet, a do të insistojë Alternativa në kushtin e saj?

    Lajmi i rradhës

    Përdorimi i solucioneve zbardhuese në shtëpi, pasojat tek mushkëritë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë