Ligji për përmbarim do të ndryshohet, a do të insistojë Alternativa në kushtin e saj?

    Një nga kushtet apo pikat në të cilat u përqendrua partia Alternativa gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me LSDM-në, ishte edhe ndryshimi i Ligjit për përmbarim.

    Ky ligj tashmë është në procedurë të hartimit dhe është hedhur në diskutim publik në ENER.

    Se a do të insistojë Alternativa në kushtin e saj, “shpëtimin” e qytetarëve nga përmbaruesit, pyetet zëdhënësi i partisë, Orhan Murtezani.

    Ai tha se partia do të jetë pjesë e grupit që do të propozojë ndryshime në këtë ligj.

    Fokusi siç sqaron, do të jetë në lehtësimet që do t’u bëhen qytetarëve gjatë dënimeve nga përmbaruesit.

    “Meqë bëhet fjalë për një tenë për të cilën kemi këmbëngulur të revidohet, Alternativa do të jetë pjesë e grupit që do të propozojë ndryshime të Ligjit aktual për përmbaruesit me qëllim që të evitohen pasojat për qytetarët si në aspekt të bllokimit të llogarive bankare, ashtu edhe në aspekt të dënimeve marramendëse që shpesh qytetarët detyrohen t’i paguajnë, dënime këto të cilat tejkalojnë edhe shumën e borxheve bazë”, tha Murtezani për TV21.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski paralajmëron uljen e numrit të deputetëve nga 120 në 90

    Lajmi i rradhës

    Kushtëzon Grubi: Nëse hapet Kushtetuta, hapen çështje tjera si heqja e 20 për qind të gjuhës shqipe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë