Në Drejtorinë Doganore janë evidentuar certifikatat e licencave që i ka dorëzuar autobusi i “Besa Transit” i cili më shumë se 120 herë ka kaluar nëpër vendkalimet kufitare të shtetit, por me siguri janë treguar dokumente të falsifikuara ose jovalide, deklaroi sot drejtoresha e Drejtorisë Doganore Sllavica Kutirov.
“Kemi evidentim detajor se autobusi i njejtë më shumë se 120 herë është evidentuar në sistemin tonë duke përfshirë edhe numrin e cerifikatës së licencës për të cilat çdo ditë flitet se nuk janë evidentuar. Tek ne janë evidentuar dhe me siguri janë treguar dokumente të falsifikuara ose jovalide. Por, për atë hetimi tani është në suaza të Prokurorisë Publike dhe më shumë detaje në periudhën e ardhshme mund të tregojnë ata”, tha Kutirov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp në Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Përkujtoi se janë bërë edhe kontrolle të brendshme në Drejtorinë Doganore me ç’rast janë sanksionuar nëpunësit doganor të cilët atë natë ishin në detyrë.
Në aksidentin e autobusit në Bullgari humbën jetën 45 persona, ndërsa shtatë ishin lënduar, gjatë kthimit nga udhëtimi turistik në Stamboll.