Ndërpritet transporti publik në Tetovë!

    Transporti Publik në qytetin e Tetovës nga dita e sotme nuk funksionon plotësisht. Pesë autobusët lokal që vetëm para disa muajve filluan me punë tashmë nuk janë në lëvizje të plotë për të shërbyer qytetarët.

    TV21 ka kontaktuar me udhëheqësit e ndërmarrje “Tetova Transport”,  të cilët thonë se gjatë ditës së hënë nga pompa e benzinës ku edhe zakonisht furnizohen me naftë, shoferëve u është thënë se nuk do të mund të furnizohen më me karburant.  

    Nga kjo ndërmarrje gjatë ditës së hënë kanë informuar edhe organet komunale për që akoma nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Sipas ndërmarrjes, për mos të ndërprerë në tërësi qarkullimin urban, janë pakësuar linjat ndërkaq po shfrytëzohet nafta rezervë e autobusëve.

    Sipas “Tetova Transport” thonë se ende nuk kanë pasur mundësi të kontaktojnë me kryetarin e ri të Komunës, për ta informuar me situatën.

    Edhe pse “Tetova Transport” është ndërmarrje në vete, deri më tani autobusët i ka furnizuar me naftë në llogari të Komunës së Tetovës.

    Lajmi Paraprak

    Kuvendi i Maqedonisë do të bëhet me gjashtë deputetë të rinj

    Lajmi i rradhës

    Lajçak: Zaev humbi zgjedhjet pasi BE nuk përmbushi premtimet ndaj RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë