Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika në RMV, programimi mendohet të jetë profesioni më i paguar. Domethënë, programerët janë bindshëm në vendin e parë në listën e punonjësve me paga më të larta, përcjell Nistori.
Paga mesatare në muajin mars në programim kompjuterik, konsultime dhe aktivitete të ngjashme ka qenë 107.022 denarë bruto ose 70.194 denarë.
Mesatarisht, me 48.734 denarë janë punonjësit në telekomunikacion, ndërsa punonjësit në fushën e prodhimit në farmaceutikë dhe pajisje farmaceutike pagohen mesatarisht deri 46.501 denarë.
Sipas të dhënave, paga mesatare neto e muajit mars është rritur për 6.8%, krahasuar me muajin mars të vitit 2020. /Nistori/