“Lagjja e Trimave”, mbrojtja kërkon revidimin e dënimeve me burg të përjetshëm

    Shtatë personat të dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Lagjja e Trimave” kërkojnë nga Gjykata Supreme revidim të vendimit. Katër prej tyre erdhën në sallën e madhe të Supremes ndërsa Valdet Zekaj, Fadil Fejzullahu dhe Nasuf Beqiri nuk u paraqitën. Avokatët deklaruan se ka pasur lëshime në menaxhimin e procedurës- nuk kanë mundur të prezantojnë prova dhe nuk kanë mundur të realizojnë biseda me dëshmitarë. Avokati Naser Raufi pohon se të dënuarit nuk janë organizatorë të skenarit të përgjakshëm.

    Unë e referova bisedën, vetë Ali Ahmeti dha intervistë dhe tha se ja biseduar dhe sipas asaj bisede të na mundësohej të jetë pjesë e dëshmive, do të vërtetohej se klientët e mi Demë Shehu dhe Adnan Krasniqi nuk kanë qenë organizator të ngjarjes. Gishtin e drejtoj që në fillim drejt Agjencisë së Zbulimit dhe qëllimi është që të dëshmojnë se kjo Agjenci është e përfshirë, si dhe DSK-ja e atëhershme dhe se ky është një skenar – deklaroi Naser Raufi- avokat.

    Kush janë organizatorët e kësaj? Mendimi im është se organizatorët e “Lagjes së Trimave” dhe “27 Prillit” janë të njëjtit. Për pushtet u bë përçarje, gjuajte e kufizuar, luftë e vogël e organizuar dhe kush e ka bërë këtë, duhet ta vërtetojë gjykata – tha Lupço Veselinovski, avokat.

    Avokatët presin që gjykatësit suprem t’i shfuqizojnë aktvendimet- burg të përjetshëm për shtatë të dënuar. Paraprakisht, Gjykata Penale e më pas edhe Apeli morën vendim se 33 persona janë fajtor për veprën terrorizëm. Shtatë prej tyre u dënuan me burg të përjetshëm, 13 nga 40 vite, gjashtë nga 20 vite, një person me 18 vjet burg kurse nga dy persona me 13 dhe 14 vjet. Në të shtënat më 9 dhe 10 maj të vitit 2015, humbën jetën tetë policë dhe 14 anëtarë të grupit të armatosur./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rrethimi i ri i zgjedhjeve nga Edi Rama

    Lajmi i rradhës

    LSDM-ja nuk mbështet interpelancën e opozitës ndaj Talat Xhaferit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë