LAJMI I FUNDIT | Alternativa bëhet pjesë e qeverisë

    Foto: Nistori

    Zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani pas mbledhjes së Kuvendit Qendrorë të kësaj partie njoftoi se me shumicë votash është vendosur që partia të bëhet pjesë e qeverisë, njofton Nistori.

    “Kryetari Gashi i njoftoi kuvendarët me bisedimet e deritanishme, duke u ndalur veçmas në pikat programore për të cilat janë dakorduar, si dhe përgjegjësitë që janë marrë, e pastaj, pas një diskutimi dhe pyetjeve të parashtruara, Kuvendi Qendror i Alternativës – me shumicë votash – vendosi që Alternativa t’i bashkohet shumicës parlamentare dhe qeverisë aktuale.
    Me këtë rast po i shpjegojmë disa nga arsyet që na kanë shtyrë drejt këtij vendimi. Është këtu momenti historik i hapjes së negociatave për aderim në BE dhe mbyllja e kontestit me Bullgarinë, që janë jo vetëm synime historike shtetërore, por edhe shqiptare, sepse në këtë mënyrë, bashkë me vendin tonë, i hapet rruga e integrimit dhe stabilitetit mbarë rajonit. Përveç kësaj, jemi dakorduar që qeveria të kërkojë hetim ndërkombëtar për rastet që ka dyshime për montim politik, siç janë Monstra, Allfa, Lagja e Trimave, Almir Aliu etj. Kemi dakorduar edhe pika që kanë të bëjnë me zhvillimin e barabartë regjional, zhvillimin ekonomik të zonës së Likovës, mbrojtjen e familjes si bërthamë të shoqërisë, që është përcaktim i yni themelor programor, por edhe pika për mbrojtjen e çmimit të rrymës elektrike, është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë kohë. Ne mendojmë se arritja e këtyre dakordimeve është fitore e madhe për shtetin tonë, për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe përtej, por edhe fitore partiake e Alternativës.” – shtoi Murtezani.

    “Pjesa tjetër e bisedimeve ka pasur temë përgjegjësitë që do t’i marrë Alternativa në qeveri. Duke iu bashkuar një qeverie në këtë ngërç politik, AlternAtivA ka dashur dhe ia ka dalë të dëshmojë se ajo nuk është vetëm çelës i zgjidhjes së kësaj krize, as vetëm dekor me katër numra deputetësh, porse ajo do të marrë edhe përgjegjësi të rëndësishme që kanë të bëjnë me interesat strategjike të artikuluara më sipër. Ne do të marrim përgjegjësi me rëndësi në resorin e shëndetësisë, luftës kundër krimit e korrupsionit, energjetikës, organizimit të mërgatës, por edhe arsimit, kulturës dhe ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarëve, duke e ndihmuar jetën ekonomike të gjithë qytetarëve të vendit.”

    Nga kjo parti njoftuan se gjatë ditës së nesërme në ora 13:00 në Klubin e Deputetëve, kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i kësaj partie, Afrim Gashi do të nënshkruajnë marrëveshje për programin e ri.

    Përgjegjësitë e Alternativës, shtoi Murtezani, do të jenë në shëndetësi, luftës kundër krimit të korrupsionit, mërgatës, kulturës, arsimit dhe sfera tjera.

    Lajmi Paraprak

    TARAVARI POHON ME KËMBËNGULJE SE ZAEVI I KA OFRUAR PARA DEPUTETES: Nuk do t’i kërkoj falje kryeministrit

    Lajmi i rradhës

    Seriali “Besa”, aktorët: Politikanët rrënojnë, ndërsa artistët ndërtojnë ura (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë