Lamborghini Countach dikur kapte vlerën e mbi gjysmë milioni euro – sot mund ta keni në garazh për 180 mijë funta

    Këtë vit, Lamborghini prezantoi Countach LPI 800-4, interpretimin modern të Countach, “vepër arti” e Marcel Gandini i cili asokohe ishte “karikaturist” i Bertoneut, veturës legjendare sportive të prodhuar nga viti 1974 deri më 1990.

    Padyshim që Countach është një prej veturave më të dashura të viteve të 80-ta, sikurse Ferrari Testarosse, transmeton Telegrafi.

    Sot nuk mund të gjeni një Countach për më pak se gjysmë milioni euro, por nëse keni vullnet dhe dëshirë të madhe për restaurim, mund të hasni në një më të lirë – e cila pritet të dalë në ankand nga shtëpia e ankandeve Historic që e ofron me një çmim prej 180.000 funteve.

    Ky version i Lamborghini Countach LP500 S, i njohur ndryshe si “500 S”, evoluoi nga viti 1982 me një motor të fuqishëm prej 4.8 litrave V12 ,që prodhonte 380 kuaj-fuqi dhe kishte një enterier tejet modern.

    Para se të shfaqej varianti tjetër i modelit 500 Quattrovalvola, janë prodhuar 321 njësi të modelit 500 S, ku 37 prej tyre dolën nga shiriti prodhues i fabrikës me timon nën anën tjetër – dedikuar për tregun e Britanisë së Madhe, Australisë dhe Japonisë.

    Sipas përshkrimit të shtëpisë së ankandit, vetura ishte e gatshme në vitin 2008 “kur u çmontua për shkak të  restaurim të plotë”, megjithatë kompania e obliguar për restaurim dështoi, kështu vetura ndërroi pronarin dhe mbeti edhe sot e kësaj dite e çmontuar. 




    Lajmi Paraprak

    Vaji i susamit mund të ndihmojë në luftimin e inflamacionit, dhimbjeve të kyçeve dhe plakjes së lëkurës

    Lajmi i rradhës

    Drejtori i spitalit të Tetovës për një periudhë të gjatë joligjore e ka ushtruar funksionin si drejtor!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë