Lamtumira e fundit! Varrosen një pjesë e viktimave të tragjedisë në Bullgari, të tjerët gjatë ditës së nesërme (Video)

    Sot në Shkup arritën 45 viktimat që vdiqën si pasojë e aksidentit tragjik në “Struma” të Bullgarisë. Shumica e viktimave u varrosën sot, ndërsa të nesërmen do të varrosen edhe viktimat tjerë. Kufomat u sollën pas dhjetë ditëve me dy avionë ushtarakë, derisa u krye testi i ADN-së, me qëllim për të identifikuar të vdekurit, shkruan Nistori.

    Familjet nga Morana e Studeniçanit e përjetuan më së rëndi këtë tragjedi, sepse sot varrosën 14 anëtarët e tyre. Varrimi i të ndjerëve u bë gjithashtu në Sllupçan të Kumanovës dhe në Tetovë. Viktimat e tjera pritet të varrosen nesër me ceremonitë fetare islame në vendlindjet e tyre. 

    Në pistë ishin edhe familjarët e viktimave, liderë partish, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku shprehën ngushëllime edhe pilotët bullgarë.

    Përndryshe, gjatë faljes së namazit të të ndjerëve, foli edhe kreu i myftisë së së Tetovës, Qani Nesimi. Nesimi ngushëlloi familjarët e 4 viktimave të qytetit dhe 2 të fshatit Pirok.

    Ndërkohë, procesi i hetimit vazhdon në Bullgari për të qartësuar shkaqet e tragjedisë, ku nga goditja në bankinat në autostradë, u përflakë autobusi që barte udhëtarë të Maqedonisë së Veriut dhe Preshevës, ku vdiqën 45 persona, ku në mesin e tyre ishin 12 fëmijë, nder 7 mbijetuan. Procedurë para hetimore po zhvillohet edhe nga Prokuroria e Shkupit për kompaninë “Besa trans” autobusi i së cilës gjatë kthimit nga Turqia u aksidentua. Ende të rrethana të pasqaruara mbetet tragjedia më e rëndë e komunikacionit në Evropë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kallëzim Penal ndaj një punonjësi në Muzeun e Alfabetit në Manastir, lejoi disa persona që të përfitojnë pasuri të kundër ligjshme

    Lajmi i rradhës

    Çfarë do të thotë të ushqehesh pastër?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë