Tokë, po të vjen një lule! Bëhu kopsht Parajse për Albinë Belulin (Video)

    Gazetar | Emir Hamzi

    Një ndër 45 viktimat në aksidentin tragjik në Bullgari, ishte edhe Albinë Beluli nga Tetova sëbashku me të fejuarin e saj, Gazmend Ukalli. Albinë Belulit iu dha sot lamtumira e fundit. Miq, familjarë, shoqe e kolegë, përcollën Albinën për në banesën e fundit të amshimit. Lot, mërzi dhe kujtime të paharruara ishin sekuencat e ditës së sotme. Ditë e dhembshme për familjarët dhe të gjithë ata që e njohën si studentja më e mirë e universitetit të Tetovës. Fjalët e mira për Albinën sado pak e zbutën zymtinë e kësaj dite. Ishte dëshira e madhe për të studiuar drejtësi, sepse e tillë ishte vet. Ia doli me sukses, me qëllimin që një ditë të bëhet gjykatëse e suksesshme dhe profesoreshë e jurisprudencës. Nuk lëndoi askënd me gjuhën e saj, ishte e harreshme dhe ëmbëltonte rrethin për kaq sa ajo fliste. Nuk ka fjalë, lutem që Zoti ta shpërblejë me kopshtet e Parajsës. Kështu e përshkruajnë të afërmit e saj Albinën, gjatë momentit të pritjes teksa vinte kufoma nga Shkupi, shkruan Nistori.

    Pas ceremonisë së vdekjes, kolegët e fakultetit juridik vendosën lule mbi varrin e saj, për të kujtuar si një ndër bashkëpunëtoret më të zellshme në fakultet. Profesor Hamit Xhaferi, lexoi një letër për të nderuar vdekjen e Albinës, një vajzeje të shquar të Tetovës, mbi jetën, dëshirat dhe suksesin e saj.

    “Humbën jetën në mënyrë tragjike edhe dy të rinj, të fejuar – që ishin në prag të martesës, Albina Beluli dhe Gazmend Ukalla. Vdekja e tyre mori me vete pasionin e vlerave kulturore, arsimore dhe kombëtare. Duke i ruajtur, si riliket më të shtrenjta të gjakut dhe djersës së tyre. E ndjera Albina Beluli ishte një nga femrat e pakta dhe shumë të rralla të arsimuara dhe mirëformuara, e cila shfaqet dukshëm me dijet e saja nga sfera juridike dhe vlerat kombëtare shqiptare që e ruante me fanatizëm të rrallë dhe të pashoqe.” – tha profesor Hamit Xhaferi para të pranishmive.

    “Ishte këmbëngulja e Albinës tonë, e cila arriti zemrën e tyre ta shndërronte, veten në zotëruesen e përgatitjes profesionale të asistentes me shpirtin e saj të thellë të njohurive nga jurisprundenca. Ishin që të dy si Albina ashtu edhe i fejuari i saj Gazmendi…ndër ata që e donin me fanatizëm arsimin dhe kulturën shqiptare. Albina kulmonte me natyrën e qeshur të saj, me aftësinë për të mbajtur të bashkuar ashtin tonë kombëtar, ku secili prej ishte i ndryshëm në pëlqimet dhe jetën e trazuar politike shqiptare. Albina, gjente gjithmonë të bashkuar, sepse me paqen që shpërndante, me natyrën e saj të gëzueshme dhe shpirtin e pastër si loti, ua bëri studentëve të saj më të pranueshme dëshirën për ta shikuar me optimizëm të ardhmen e tyre”.

    “Praninë e saj në mjediset e Universitetit si asistente e profesoreshës së saj që e çmonte shumë e vuri në shërbim të këtij qëllimi. Ne sot të themi faleminderit Albina jonë e dashur dhe e paharruar, që ishe në gjendje të prekësh, të kuptosh shkencën, studimet shkencore dhe natyrën kombëtare, me një shpirt të një vashe të re dhe të formuar në botëkuptim dhe dije”.

    “Humbja e një vajze shembullore të tillë si Albina është shumë e dhimbshme! Do të na mungojë fytyra e saj përherë e qeshura, fryma e saj pozitive me plot dashuri”.

    Redaksia e Nistori-t ngushëllon familjarët e Albinë Belulit dhe Gazmend Ukallës dhe të gjithë atyre që humbën të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Bullgari më 23 nëntor 2021. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qosja: Politika të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin

    Lajmi i rradhës

    Kallëzim Penal ndaj një punonjësi në Muzeun e Alfabetit në Manastir, lejoi disa persona që të përfitojnë pasuri të kundër ligjshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë