Lamtumirë gërmues të krypto-valutave?!

    1% e shtëpive shpenzojnë 200% të rrymës për amvisëri, zbuloi kryeministri, Dimitar Kovaçevski, duke shtuar se kjo është konstatuar nga analizat e bëra. Nuk e tha drejtpërdrejt nëse ky 1%-ësh që shpenzon 200%-shin e rrymës janë gërmuesit e kripto-valutave, por ua la në dorë organeve kompetente të hetojnë.

    Këtë njerëz paguajnë më pak, ata shpenzojnë më pak rrymë elektrike të cilët kanë të vendosur edhe pompa të ujit të cilët kanë të vendosur mjete më efikase. Ai 1% i cili shpenzon 200% nga rryma elektrike në çka e shpenzojnë atë rrymë elektrike unë mund të hamendësoj, mundeni edhe ju megjithatë duhet kompetentët të dalin dhe të tregojnë për çka shfrytëzohet energjia elektrike“, pohoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Kovaçevskit theksoi se për këtë arsye duhet të bëhen modele tarifore që këto të paguajnë më shumë ndërsa të tjerët më pak.

    Ky 1% i cili shpenzon 200 % ky është  rekomandim sepse Komisionit Rregullator duhet t’i sjellë vendimet dhe mënyrën e tarifimit do të paguaj çmim më të lartë të rrymës elektrike sepse amvisëritë të cilët shpenzojnë kaq shumë energji elektrike d.m.th se nuk e shpenzon për nevoja të shtëpisë atje përdore rryma elektrike për diçka tjetër dhe për këtë do të paguajnë më shumë ky është qëllimi sepse ato me shpenzimin e  energjisë elektrike realizojnë përfitime të caktuara, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    Një nga masat e Qeverisë që duhet të zbatohet nga 1 korriku me qëllim zbutjen e krizës është edhe ndryshimi i metodologjisë për përcaktimin e çmimit për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël.

    Përndryshe në vendin tonë disa herë janë kapur nga policia gërmues të kriptovalutave, që në të shumtën e rasteve kanë qenë ilegalisht të kyçur në rrjetin e rrymës. Kjo për shkak se gërmimi i monedhave digjitale, nëse bëhet në mënyrë të rregullt, harxhon sasi të madhe të rrymës. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    “Qeveria i mashtron qytetarët, urgjentisht t’i ulë dhe t’i ngrijë taksat për derivatet”

    Lajmi i rradhës

    Qeveria të subvencionojë kompanitë që varen nga nafta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë