Qeveria të subvencionojë kompanitë që varen nga nafta

    Ekonomisti Gadaf Rexhepi thotë se rritja e çmimit të naftës do të ketë ndikim tek bizneset më shumë se tek individët dhe kjo do të ketë pasoje tek rritja e çmimeve.

    “Ulja e TVSH për 8 % është në ndihmesë, do të ndihet ajo por unë personalisht më shumë në këtë rast problemin më të madh e shoh tek ndërmarrjet se sa tek individët, se individët e përdorin për transport dhe kemi edhe alternativa të tjera, por bizneset varen nga produktet edhe vetë derivatet dhe çmimet edhe mund të ndryshojnë për shkak se nuk mund t’i përballojnë gjitha këto shpenzime shtesë”.

    Sipas Rexhepit Qeveria do të duhet të përkushtohet tek masat për prodhuesit që varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga rritja e çmimit të naftës.

    “Ndonjë pako mund të ketë por dhe ato duhet të jenë të selektuara jo për të gjitha bizneset, për ato biznese që produkti i tyre në përqindje të madhe i ka derivatet, në ato biznese jo të gjithëve nuk mendoj që duhet të ulet akciza, është shumë herët për ato masa shumë të rrepta”.

    Prej sot, në pompat e benzinës në Maqedoninë e Veriut derivatet e naftës shiten me çmim më të shtrenjtë. Kjo pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë mbrëmjen e djeshme vendosi për rritje të çmimit të benzinës për 3,5 denarë, ndërkaq çmimi i dizelit është rritur për 8,5 denarë. Ndryshe, vendimi i mbrëmshëm vjen pas rekomandimit të Qeverisë për ndryshim të metodologjisë për caktimin e çmimit të derivateve, respektivisht në vend të çdo jave, çmimi do të ndryshojë në bazë ditore, varësisht prej ndryshimeve në bursën botërore. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Lamtumirë gërmues të krypto-valutave?!

    Lajmi i rradhës

    Policia ndërhyn me forcë për t’i shpërndarë protestuesit në Tiranë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë