Largimi i infermiereve nga vendi, me përmasa shqetësuese

    Rreth 100 infermiere janë larguar nga shtëpitë e shëndetit publik brenda një viti. Kështu flasin të dhënat e Shoqatës së Infermierëve, Teknikëve dhe Akusherëve “Për ne. Një pjesë e këtyre infermierëve kanë gjetur punë jashtë shtetit, ndërsa pjesa tjetër janë punësuar në spitalet private.

    “Kemi numra jozyrtar sa i përket largimit të infermiereve, vetëm nga një institucion i madh shëndetësor 40 infermiere për një vit janë larguar dhe mos flasim për numrin e përgjithshëm që pas kovidit masivisht u larguan në rajon dhe Evropë, dhe po ashtu kemi largim nga sektori publik në atë privat”, tha Gordana Beshliovska – kryetare e shoqatës “Për Ne”.

    Në konferencën rajonale të shoqatës së departamenteve mjekësore në Shkup u tha se të gjitha vendet e rajonit përballen me problemin e njëjtë. Ndërsa arsyeja e largimit, jo gjithmonë është paga.
    “Nuk është gjithmonë paga mujore por edhe dhuna verbale, fizike ndaj personave të cilët janë në kontakt me pacientin, për këtë arsye duhet t’i vlerësojmë dhe respektojmë dhe shteti duhet të gjeje mënyrë adekuate që të mund ti mbajë të kualifikuarit e rinj në shtetin e tyre”, u shpreh Tanja Trajkovska, akushere e diplomuar.

    Trajkovska shton se vetëm nga reparti ku ajo punon në kujdesin intensiv për një muaj janë larguar 4 infermiere të kualifikuara dhe me arsimim adekuat. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    VMRO-ja kërkon shfuqizimin e qeverisë teknike | LSDM: Çështja do të diskutohet në kuvend

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit e Idrizovës nisën mësimin në Çair

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë