Nxënësit e Idrizovës nisën mësimin në Çair

    Pas tre muaj humbje, nxënësit shqiptarë të Idrizovës nisën mësimin në klasën e gjashtë në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair. Siç paralajmëroi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, fëmijët e Idrizovës në këtë shkollë do të mësojnë përkohësisht, respektivisht deri në fillimin e gjysmëvjetorit dytë kur edhe pritet të hapet paralelja shqipe në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës Gazi Babë.

    “Të gjithë na pritën shumë mirë. Dalëngadalë na treguan mësimet, do t’i mësojmë edhe ne”.

    “Në ditën e parë shumë mirë na pritën, shokët shoqet, kujdestarja. I kemi marr të gjitha librat, tash na mbetet vetëm të mësojmë”.

    Pavarësisht që fëmijët e Idrizovës i kishte kapluar emocioni, bashkëmoshatarët e tyre nga Çairi i mbështesnin për çdo nevojë.

    “Ne si nxënës do të mundohemi që t’i afrojmë sa më shumë, t’u japim informata për mësimet që i kemi marrë, t’ua japim disa libra. Besoj që të gjithë janë të gatshëm që vetëm të ecim përpara me mësime”.

    “Duhet të jemi shokë së bashku, në klasë jemi si në shtëpinë tonë, si motra e vëllezër. Jemi të gatshëm tu japim gjithçka që kemi, që kemi mësuar ne të mësojnë dhe ato”.

    Pavarësisht humbjeve të mëdha, mësimdhënësit thanë se nxënësit do të kompensojnë humbjet në mësime.

    “Nga mësimi që kanë humb pak do të kenë vështirësi por duhet angazhimi i tyre që të mund sadopak ti mbërrijnë shokët. Tash do të kenë edhe pushimet dimërore ku do të mund t’i marrin fletoret e shokëve dhe të mundohen që gjatë atyre tre javëve të mund sadopak të arrijnë shokët e tyre”, deklaroi Vjollca Grubi, mësuese.

    Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për herë të parë është dorëzuar kërkesë nga Komuna e Gazi Babës për hapjen e paraleles shqipe për klasën e gjashtë në shkollën fillore “Njegosh” të kësaj komune. Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri një ditë më parë tha se çdo komunikim i realizuar me institucionet përkatëse do të dokumentohet dhe do t’ju dorëzohet edhe institucioneve ndërkombëtare në rast se pas kësaj kërkese Komuna Gazi Babë refuzon hapjen e paraleles shqipe për 13 fëmijët shqiptarë të Idrizovës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Largimi i infermiereve nga vendi, me përmasa shqetësuese

    Lajmi i rradhës

    Era e keqe e gojës – Zbuloni se cilat sëmundje të rënda ju kërcënojnë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë