Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Siri, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që ndodhen në këtë vend që në rastin e parë të mundshëm të largohen nga atje, përcjell Nistori.
Ministria e Jashtme gjithashtu apeloi që të shtyhen të gjitha udhëtimet në këtë vend.
“Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, dhe rrjedhimisht e zvogëlimit të mundësive për largim me kohë nga Siria”, thotë Ministria e Jashtme.
Ministria ka vënë në dispozicion linjën SOS, qytetarët mund të drejtohen në numrin +389 75 268 736 dhe në email adresën [email protected].