Zaev për fjalimin e Ahmetit: Më vjen mirë që BDI i jep fund agjendës etnike

    Sot, kryeministri Zoran Zaev komentoi fjalimin e djeshëm të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe reformat e paralajmëruara në partinë e tij, përcjell Nistori.

    Sipas Zaev, është shumë e rëndësishme kur politikanët mbajnë fjalime para publikut, atëherë ky është betimi i tyre.

    “Unë jam i kënaqur që partia më e madhe shqiptare është duke rrumbullaksuar axhendën etnike dhe tashmë sot flet për qytetarët. Mjaft ishte shqiptarë, serbë, grekë, vllehë … ne kemi qytetarë në vend dhe unë dua ta përshëndes progresin e tyre”, tha Zaev. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ndihmoi në Marrëveshjen e Ohrit, kërkoi që të mos keqtrajtohet Maqedonia | Vdes James W. Pardew

    Lajmi i rradhës

    Holanda jep dritë jeshile për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë