Lavrovi në Shkup: BE është fajtore për problemet në Ballkan

    Lavrov: Kryeparlamentari kishte flamurin shqiptar në kabinetin e tij

    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov sot mbajti një nga konferencat më të ndjekura për shtyp në Samitin e OSBE-së në Shkup. Ai foli për luftën në Ukrainë, për sjelljen e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Lavrov nuk harroj të përmend edhe shqiptarët, përcjell Nistori.

    “Maqedonia më parë quhej FYROM, që ishte shumë poshtëruese. Tani është e Veriut. Ne e dimë se për çfarë bëhet fjalë. Nga ana tjetër, para disa vitesh, kryetari juaj i Kuvendit kishte në zyrë një flamur shqiptar. Nuk më kujtohet emri i tij”, tha Lavrov.

    ​Lavrov i quan frikacakë Blinkenin dhe Borrellin: keni frikë të ballafaqoheni me fakte

    Lavrov, shprehu keqardhjen që në Këshillin Ministror të OSBE-së të mbajtur dje në Shkup, ka pasur një situatë ku nuk ka pasur arsye për të festuar përvjetorin e OSBE-së, ai madje u shpreh shumë kritik ndaj kolegëve të tij të perëndimit.

    “Shohim një degradim të gjithçkaje në të tre dimenzionet e sigurisë, ushtarak dhe politik, ekonomik, humanitar dhe të drejtat e njeriut. Nuk do të jap shembuj por vetëm më lejoni të them se kolegët tanë nga perëndimi nuk kanë marrë asnjë leksion nga dështimi i tyre, kanë bërë shkatërrimin e OSBE-së me këmbëngulje të madhe dhe 90% e fjalimeve dje nga kolegët e perëndimit ishin pikërisht për këtë. Kishte vetëm pak zëra të arsyeshëm dje, që na kujtuan se OSBE-ja është themeluar për bashkëpunim dhe siguri të përbashkët”, deklaroi Lavrov.

    Ndërkohë derisa komentoi largimin e Blinkenit dhe Borellit i quajti frikacak që nuk janë përballur në sesionit e Këshillit të Ministrave.

    “Në mëngjes nuk ishte ministri ukrainas ose ministri nga vendet baltike. Sekretari i shtetit Blinken u largua, Borell u largua. Pse ndodhi kjo? Ndoshta ata donin ta vënë në pah qëllimin e tyre për të izoluar Rusinë. Kurse unë mendoj se janë frikacakë, frikësohen nga bisedat e sinqerta dhe me fakte. Kjo sqaron përpjekjen e tyre për të mos u dhënë vizë diplomatëve tanë, si për eventet e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zhvillimet në Paris, në sesionet e UNESKO-s. Ato janë frikacakë. Të paktën në këto dy vitet e fundit të kësaj lufte hibride të perëndimit kundër Rusisë ne e shohim se ata nuk kanë argumente të arsyeshme kurse ne i kemi prezantuar faktet tona dje me detaje dhe askush nuk kundërshtoi”, tha Lavrov.

    Sipas Lavrovit, forcat perëndimore janë fajtore për problemet në Ballkan

    Sipas ministrit rus, të gjitha problemet me të cilat përballet Ballkani rrjedhin nga Perëndimi, që nga koha e shkatërrimit të ish Jugosllavisë.

    Në pyetjen se si Rusia e sheh agresionin identitar ndaj Maqedonisë së Veriut nga përfaqësitë bullgare dhe nëse ato kanë prapavijë ruse u përgjigj se nuk është njohës i madh në marrëdhëniet maqedonase-bullgare dhe theksoi se sipas tij, problemet për rajonin kanë rrënjë nga Perëndimi, gjegjësisht pas shkatërrimit të Jugosllavisë.

    “Nuk jam njohës i madh i marrëdhënieve maqedonase-bullgare, mund të them vetëm se njerëzit në Maqedoni kanë të drejtën e plotë të jenë të barabartë në të gjitha aktivitetet në kontinentin tonë të përbashkët. Dhe jo vetëm për marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, por për të gjitha vendet e Ballkanit, do të thosha se rrënja e të gjitha problemeve ballkanike qëndron në sjelljen e fuqive perëndimore, veçanërisht për vendet e ish-Jugosllavisë. Mbaj mend që Maqedonia me vite quhej Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe ky ishte një emër poshtërues dhe ne e dimë gjithashtu se çfarë ndodhi me emrin Maqedonia e Veriut. Më kujtohet gjithashtu se kryetari i Kuvendit të Maqedonisë kishte fotografi me flamurin shqiptar, të bëra në zyrën e Kuvendit“, tha Lavrovi.

    Sipas tij Perëndimi gjithmonë ka pasur interes që t’i nxit popujt njëri kundër tjetrit. “Jam i sigurt se popujt në Gadishullin Ballkanik kaluan tranzicione të rënda historike, kanë kod të përbashkët dhe nuk guxojnë të mposhten dhe të lejojnë Perëndimin që të bëhen armiq njëri me tjetrin”, tha Lavrovi.

    Ai tha se i inkurajon grupet etnike në Ballkan që të jetojnë të qetë dhe t’i çrrënjosin të gjitha ambiciet nacionaliste. Ju bëri thirrje edhe që të mos përfshihen në sanksionet e Rusisë, vetëm, siç tha, që të përmbushin ambicie të caktuara perëndimore. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fajon: partitë në RMV t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm, me qëllim që vendi të ecë drejt BE

    Lajmi i rradhës

    BE-ja kërkon kushtëzimin e integrimit të Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë