LD pyet Kreshnik Bekteshin: Sa është rritur rroga mesatare deri sot te shumica e qytetarëve?

    Duam që të informojmë opinionin e gjërë dhe gjithashtu ministrin e ekonomisë se rroga mesatare që sipas tij qenka rritur për 14.6%, ka ndodhur në një periudhe ku inflacioni është 14.1%, ndërsa edhe kjo rritje është si rezultat i rritjes së pagave në disa sektore siç është sektori i IT-së, dhe jo i gjithë ekonomisë, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike, përcjell Nistori.


    ‘Të dilet dhe të flitet për rritje të rrogës mesatare për 14,6% pas rritjes së pagave të funksionerëve për 78% është sa ironike aq edhe përbuzëse.

    Pyetja e vërtetë për Kreshnik Bekteshin është: Sa është rritur rroga mesatare deri sot te shumica e qytetarëve, për ato që janë të punësuar në administratën publike dhe shtetërore, sa është rritur paga e të punësuarve në ndërmarrjet publike?

    Me përgjegjësi konstatojmë se te shumica e qytetarëve jo që nuk ka rritje të standardit jetësor, por tek qytetari i thjeshtë ka varfërim të vazhdueshëm, dhe kjo situatë është gjatë verës. Gjendja e brishtë finansiare e amvisërive do të goditet përsëri me afrimin e vjeshtës dhe dimrit, kur Kreshnik Bekteshi do t’u mundëson kompanive rritjen trefish të çmimit të drunjve për ngrohje dhe peletave, siç bëri 2 vitet e kaluara”, thuhet në kumtesën e LD.

    Lajmi Paraprak

    BGNES: Serbia është përfshirë në propagandën kundër ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Ujë me mjaltë – Pija e shëndetit të mirë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë