LD: qeveritarët me rroga mbi dy mijë euro, ndërsa pensionistët me 220 euro

    Lëvizja Demokratike mbështet kërkesën e pensionistëve për rritje lineare prej 5000 denarëve si dhe pension minimal prej 20.000 denarëve. Nga ky subjekt politik thonë se ky vendim është i domosfoshëm pasi shporta e konsumit për një familje ka arritur në 50.000 denarë, njofton Nistori.

    “Nga 333.000 pensionistë, 94.000 (pra 1/3 e të gjithë pensionistëve) marrin pension në grupin e parë, ku përfshihen pensionistët deri në 13.000 denarë. Qeveritarët rrogat e tyre i rritën për 78% duke arritur vlerën mbi 2000 euro, ndërsa pensionistët kanë pensione që nuk ju mjaftojnë as për ilaçet e tyre. Qeveria po e nënçmon dhe po e bën barë të familjes një shtresë siç janë pensionistët që tërë jetën e tyre kanë punuar ndershëm!”, thonë nga Lëvizja Demokratike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Huqja në përkthim për heqje të vizave për Kosovën

    Lajmi i rradhës

    Asnjë zgjidhje për paralelet shqipe në Idrizovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë