LEN: fronti europian i Kovaçevskit, Ahmetit e Taravarit, veprimet i kanë anti europiane

    Komunikata e plotë e Lidhjes Europiane për Ndryshime (LEN) për Nistorin:

    Lidhja Europiane për Ndryshim: Fronti pro-rus me veprime anti njerëzore tenton të mbaj pushtetin

    Pushtetarët për çdo ditë po tërbohen. Ndjenja e humbjes së pushtetit ua ka fshirë të gjithë ndjenjën njerëzore. Aq shumë kanë dalë nga kontrolli saqë janë të gatshëm të luajnë edhe me ndjenjat e qytetatëve më të shtypur për tre dekada.

    Me paturpësinë më të madhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski, Ministri i  Drejtësisë Krenar Lloga e disa deputetë e drejtorë dje u shfaqën para qytetarëve të paevidentuar për tu dhënë certifikata.

    I gjithë ky manipulim, vetëm për të fituar LSDM disa vota. Dhe jo vetëm LSDM, por edhe ASH dhe BDI. Veprim më të madh anti njerëzor deri më sot nuk mbahet mend.

    E derisa manipulojnë me këto qytetarë që për tre dekada i kanë shtypur, BDI dhe ASh i kanë harruar të gjithë ata qytetarë që ende nuk mund të marrin nënshtetësi, vetëm se janë shqiptarë dhe qeveria i konsideron si të “rrezikshëm”.

    Përveç këtyre, ky pushtet tashmë i diagnostifikuar me epideminë e korrupsionit, përpiqet të manipulojë mijëra qytetarë duke hapur në prag të zgjedhjeve konkurse për punë ose vendime pune.

    Ky është “Fronti Evropian” i Kovaçevskit, Ahmetit e Taravarit, të cilat vetëm veprimet nuk i kanë europiane, por janë skajshmërisht të ngjashme me politikat ruse si dhe serbe.

    Ju mund të vazhdoni të manipuloni, por ditët e keni të numëruara dhe po këto qytetarë do tu ndëshkojnë dhe do tu dërgojnë aty ku e meritoni.

    Lajmi Paraprak

    Qeveria do të bëjë fushatë për të na inkurajuar ta duam BE-në

    Lajmi i rradhës

    Lloga e quan Apasievin fashist

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë