LEN: Për BDI-në ‘Soravia”, ‘Lotaria’, për shqiptarët Gjermania

    Komunikata e plotë e Lidhjes Europiane për Ndryshim (LEN) për Nistorin:

    Lidhja Europiane për Ndryshim sot ka realizuar një aksion para qendrës Tregtare “Soravia”, prej ku ka dërguar akuza për Bashkimin Demokratik për Integrim. Ata në mënyrë simbolike vendosën lodra dhe rroba të famijëve në rrugë, të cilat aludonin në ikjen e të rinjve jashtë vendit.

    Behar Emini nga Lidhja Europiane për Ndryshim tha se Ali Ahmeti Soravia është emri më simbolik i korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.

    “E si mos të jetë kjo rënie dhe si mos të jetë kjo shkallë e korrupsionit, kur vetë kreu i partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim përfolet si pronari real i kësaj qendre tregtare që kap vlerën e disa miliona eurove? Natyrisht, ai nuk është as i vetmi, as i pari e as i fundit. Ali Ahmeti Soravia është vetëm emri simbolik i korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dhe ai e bashkëpunëtorët e tij janë ata që me korrupsionin e tyre, duke përvetësuar në mënyrë të paligjshme miliona euro nga qytetarët, janë bërë shkaktarët e vërtetë të shpërnguljes masovike të qytetarëve tanë nga vendi”, u shpreh Emini.

    “Le ta dijë gjithë opinioni se mbi 300 mijë njerëz janë shpërngulur nga Maqedonia e Veriut vetëm nga viti 2002. Kaq na ka kushtuar pasurimi i familjes Ahmeti e Grubi. Që të ndalet ky trend negativ dhe ky eksod, jemi këtu ta tërheqim vërejtjen se 8 maji i vitit 2024 është çasti i fundit kur ne do ta vizatojmë udhën tonë europiane jo duke ikur në Europë, por duke e sjellë Europën në vendin tonë. Ne në BE – të korruptuarit në burg”!” tha më tej Emini.

    Lajmi Paraprak

    PSIKIATRIA DHE FATURAT

    Lajmi i rradhës

    Kurti: qeverisjet e kaluara, Kosovën e konsideronin si arkë për pasuri personale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë