Lëshohet në përdorim Qendra Urgjente në Tetovë, pritet të jetë efektive

    Sot në spitalin klinik të Tetovës, u lëshua në përdorim qendra e re e urgjencës, ku para së gjithash do të bëhet triazhi dhe përveç kësaj do të lehtësojë repartin e sëmundjeve interne, njofton Nistori.

    “Mjekët e këtij reparti do të mund të përqendrohen te pacientët e hospitalizuar në spital. Qendra emergjente përfshin sallën për kujdes intensiv, hapësirë për ekage, hapësirë për eho, për ndërhyrje të vogla intesive dhe të ngjashme. Hapja e kësaj Qendre do të nënkuptojë ngritjen e nivelit të kujdesit shëndetësor që iu ofrohet qytetarëve të Tetovës dhe rajonit. Për momentin janë duke u bërë përpjekje për sigurimin dhe përforcimin me kuadër dhe me pajisje shtesë mjekësore, paralelisht punohet për përfocimin e stafit për të qenë më efektiv”, tha Mexhiti.

    Sipas drejtort të Spitalit të Tetovës, Pëllumb Vela, urgjenca ka qenë ëndërr e kahmotshme dhe se në repartin internistik më nuk do të jepen shërbime.

    “Prej sot do të kemi mjek të bllokut internistik, mjek të bllokut kirurgjik, do të bëhet pranimi i pacientëve, kontrollet e pacientëve, terapia. Nëse pacienti ka nevojë për shërim të mëtutjeshëm do të dërgohet në repartin internistik apo kirurgjik. Pas dhënies së terapisë nëse nuk ka nevojë të rijë më tepër do të lirohet të shkojë në shtëpi”, tha Vela.

    Nga ana tjetër, drejtori organizativ, Blerim Osmani theksoi faktin se nuk funksionalizohet i gjithë objekti, por vetëm qendra e urgjencës.

    “Të jemi të qartë, nuk funksionalizohet i gjithë objekti, vetëm qendra e urgjencës që është në katin përdhesë”, deklaroi Osmani.

    Në pyetjen e gazetarëve, pse urgjenca nuk është lëshuar në periudhën që BDI ka pasur drejtorin e vet për 10 vite me radhë, Osmani tha se është dashur shumë punë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Standardi i jetesës dhe korrupsioni, problemete më të mëdha me të cilat përballen qytetarët e RMV

    Lajmi i rradhës

    “Nana e djegur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë