Standardi i jetesës dhe korrupsioni, problemete më të mëdha me të cilat përballen qytetarët e RMV

    Standardi i jetesës, pagat dhe pensionet e ulëta, krimi dhe korrupsioni, si dhe rritja e çmimeve dhe inflacionit, janë tre problemet e para më të mëdha me të cilat përballen qytetarët e RMV-së.

    Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së opinionit publik të Institutit Nacional Demokratik “Maqedonia e Veriut: Perceptimi i qytetarëve për gjendjen e përgjithshme, politikat ekonomike dhe mbrojtjen e konsumatorëve”, i cili u publikua sot.

    Në pyetjen se cili është problemi i parë më i rëndësishëm me të cilin përballet vendi, 27.2 për qind janë shprehur se është standardi i jetesës, pagat dhe pensionet e ulëta, për 22.9 për qind është krimi dhe korrupsioni dhe për 13.3 për qind është rritja e çmimeve dhe e inflacionit.

    Më pas në listën e problemeve më të mëdha për vendin janë papunësia (8.4 për qind), integrimi në BE, çështja e hapur me Bullgarinë (6.7 për qind), sundimi i ligjit dhe demokracia (5.9 për qind), emigracioni (5.4 për qind), gjyqësori (4.6 për qind), shëndetësia (dy për qind).

    Të drejtat dhe liritë e njeriut, kriza energjetike, arsimi, siguria dhe stabiliteti, marrëdhëniet ndëretnike dhe ndotja, nga ana tjetër, janë shkak për shqetësim për më pak se një për qind të të anketuarve.

    Sipas 58,2 për qind të të anketuarve që janë pyetur se cilat janë problemet më të rëndësishme, përgjigja është standardi i jetesës, pagat dhe pensionet e ulëta, të ndjekur nga krimi dhe korrupsioni (48,8 për qind), rritja e çmimeve dhe inflacioni (48 për qind), emigracioni ( 25.3 përqind), papunësia (23.5 përqind).

    Sondazhi i Institutit Kombëtar Demokratik është realizuar nga data 13 deri më 24 prill të këtij viti në 1003 të anketuarish mbi 18 vjeç, me metodën ballë për ballë dhe me marzh gabimi +/-3,09 %.

    Lajmi Paraprak

    Vendi ku ajri i pastër është luks për banorët pranë Shutkës

    Lajmi i rradhës

    Lëshohet në përdorim Qendra Urgjente në Tetovë, pritet të jetë efektive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë