Lëvizja Besa: Duhet të largohet termi nënçmues “20%” dhe të zëvendësohet me gjuhën shqipe

    Lëvizja Besa edhe njëherë ka bërë të ditur qëndrimin e partisë për proceset eurointegruese të Maqedonisë dhe ndryshimin e kushtetutës. Nga atje thonë se qëndrojnë në qëndrimin që kushtetuta duhet ndryshuar dhe duhet larguar termi nënçmues “20%” dhe të zëvendësohet me Gjuhën Shqipe.

    “Kryesia Qendrore edhe njëherë rikonfirmoj qëndrimin e Lëvizjes Besa se kushtetuta duhet ndryshuar dhe duhet larguar termi nënçmues “20%” dhe të zëvendësohet me Gjuhën Shqipe”, thonë nga Lëvizja Besa.

    Nga atje shtojnë se Lëvizja Besa angazhohet maksimalisht që procesi integrues të zhbllokohet dhe të përshpejtohet anëtarësimi, sepse Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në familjen e madhe evropiane dhe përqafimin e vlerave të saj, me theks të veçantë në reformat në gjyqësor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

    Lajmi Paraprak

    Sali nuk ka informacione përse ka mungesë të shiritave për matjen e sheqerit

    Lajmi i rradhës

    Edhe një dimër me ajër të ndotur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë