Sali nuk ka informacione përse ka mungesë të shiritave për matjen e sheqerit

    SALI NUK KA INFORMACION, BURAK THOTË SE PACIENTËT E TEPROJNË

    Po presin radhë para barnatorës për insulin në poliklinikën e Bit Pazarit për të marrë shirit për matjen e sheqerit. Njëra prej tyrë është Xhejda Tusha e cila kishte ardhur të merr shirit për nënën e saj. Ka dy muaj që vjen, por shirit për matjen e sheqerit nuk ka.

    “Mami ime dërgoi të marr shirit, por nuk kishte. Mami im ka dy muaj që ka mbetur pa shirit për ta matur sheqerin.

    Çfatë do të bëni a i bleni privatisht?

    Rrogat janë të ulëta për t’i blerë privat.”.

    “Jo, nuk kishte”. 

    “Jo shirita nuk kishte. Çfarë do të bëni tash? Nuk e di çfarë të bëjmë.

    Bleni privatisht?

    Jo”.

    “Vetëm të na tregoni për momentin a ka shirit? Jo nuk ka, por kisha para gjysmë ore”. 

    Mjeku pranë klinikës së Bit Bazarit Burak Shabani thotë se ka raste kur qytetarët po e teprojnë me marrjen e shiritave.

    “Ne kërkojmë sipas nevojave çdo muaj, ndoshta ndonjë muaj vinë më pak se sa kemi kërkuar. Por këto të cilët janë të sëmurë prej Tip 1 marrin çdo muaj ndërsa këto Tip 2 marrin çdo dy muaj. Ndonjëherë edhe pacinetët e teprojnë, por ne mundohemi të gjithve t’u japim” – deklaroi Burak Shabani, mjek.

    E ministri i Shëndetësisë Bekim Sali tha se nuk ka informata se përse ka mungesë, por shtoi se do ta shqyrtojë.

    “Nuk e kam përgjigjen e saktë lidhur me kthimin e pacientëve dhe nuk kam informacion se kthehen pacinet nga poliklinika insulinike Bit Pazar do ta shqyrtojmë atë arsye” – tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

    Ndryshe në vend ka rreth 5 mijë persona që varen nga insulina, ndërsa rreth 600 fëmijë kanë diabet Tip1. /KlanM/

    Lajmi Paraprak

    Zbatimi i vendimit për targat, në tri faza

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa: Duhet të largohet termi nënçmues “20%” dhe të zëvendësohet me gjuhën shqipe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë