Lëvizja Besa: MPB të vazhdojë afatin për nxjerrjen e dokumenteve deri në shtator të 2024

    Kumtesa e plotë e Lëvizjes Besa për Nistorin:

    Ministria e Punëve të Brendshme dështoi me organizimin për nxjerrjen e dokumenteve personale, për të cilat obligohen t’i ndryshojnë deri në shkurt të vitit të ardhshëm! Edhe pse në kohë krize, qytetarët detyrohen për herë të dytë të paguajnë për t’i nxjerrur dokumentet personale, madje edhe me çmim shumë më të lartë se më parë, në Shkup, mijëra qytetarë po maltretohen duke pritur me orë të gjata, në të ftohtë e në shi, në një PIKË të vetme në gjithë kryeqytetin!

    Fotografi kjo që kthen kohën e komunizmit, kur shteti i detyronte qytetarët të presin në radhë për një bukë, ose për një litër qumësht.

    Kjo dëshmon se ky shtet nuk punon për lehtësimin e jetës së qytetarëve, por për kontrollin e plotë të tyre dhe kthimin në diktaturë.

    Në këtë rast, dy fish më të diskriminuar janë qytetarët shqiptarë, të cilët edhe pse deri në pesë orë presin për tu fotografuar, administratorët u thonë se për momentin nuk ka pasaporta në dy gjuhë. E nëse e duan të marrin pasaportë edhe në gjuhën shqipe, atëherë do të duhet ta presin më shumë se një muaj!

    Kjo situatë dëshmon për diskriminimin dhe shtypjen në ç’do aspekt që i bëhet edhe qytetarëve shqiptarë.

    Por gjendja do të komplikohet edhe më tepër me ardhjen e mërgimtarëve gjatë pushimeve të fundvitit, ku fluksi në pikat e MPB-së do të jetë shumë më i madhë.

    Andaj, kërkojmë që Ministria e Punëve të Brendshme të ndërmer hapat konkret:

    1. Hapjen e së paku edhe 10 PIKAVE për nxjerje të dokumenteve personale pa termin në Shkup;

    2. Vazhdimin e afatit për nxjerjen e dokumenteve personale deri në SHTATOR të vitit 2024!

    3. ZVOGLIMIN E HARXHIMEVE me tarifa më të lira për nxjerjen e dokumenteve personale, sepse rinxjerja e dokumenteve të këtilla është imponim nga marrëveshja me Greqinë, e jo për fajin e qytetarëve!

    Nëse Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria i injorojnë këto kërkesa dhe nuk marrin masa për lehtësimin e procedurës dhe uljen e çmimeve, atëherë nënkuptohet se këto pushtetarë punojnë vetëm për torturimin dhe zhvatjen e popullatës.

    Lajmi Paraprak

    Serbia “zyrtarizoi dështimin e dialogut” me letrën në Bruksel

    Lajmi i rradhës

    Zgjedhjet e Serbisë të dielën nuk lejohen në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë