Lëvizja Besa kërkon që edhe RMV ta ndjek shembullin e Shqipërisë dhe Kosovës për heqjen e kufirit

    Pas miratimit të vendimit të qeverisë së Kosovës dhe të asaj të Shqipërisë për heqjen e kufirit ndërmjet dy vendeve, kjo me të lehtësimit të procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve, Lëvizja Besa nëpërmjet një komunikate e ka përshëndetur këtë vendimi dhe ka theksuar se këtë shembull duhet ta ndjek edhe Maqedonia e Veriut, përcjell Nistori.

    “Lëvizja e lirë dhe heqja e kufirit duhet të jetë shembull i integrimit rajonal dhe shembulli i këtillë, si i Kosovës dhe Shqipërisë, duhet të ndiqet dhe të implementohet edhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Lëvizja Besa konsideron se një marrëveshje e këtillë në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe vendeve fqinje do të kontribuojë në mirëqenien ekonomike dhe do të ketë impakt pozitv drejt intergimit të vendit në BE”, thonë nga Besa.

    Ata shtojnë se partia e tyre ka qenë, është dhe do të jetë për integrimin e rajonit në familjen e madhe europiane, sepse intergimi i Ballkanit Perendimor do të kontribuojë në sigurinë, stabilitetin ekonomik dhe do të hapë rrugë drejt prosperitetit dhe zhvillimit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mickovski: Tragjedia në Bullgari, dëshmi e mosfunksionimit të institucioneve

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria e Maqedonisë nuk do të përfshihet në hetimet e aksidentit në Bullgari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë