Lëvizja Besa: Nuk do të jemi pjesë e shumicës së re parlamentare me një parti siç është “Levica”

    Opozita është e bindur se suksesi i zgjedhjeve lokale do t’i sigurojë së shpejti edhe vendin në pushtetin qendror. Sipas VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, pushteti aktual, nëse humb komunat më të mëdha, nuk ka më legjitimitet. Këto qëndrime eksponentët politik i bënë të ditura në emisionin “360 gradë” në Alsat.

     Lëvizja Besa deklaroi se ajo nuk do të bëhet pjesë e një shumice të re në të cilën do të jetë edhe “E Majta”.

    “Shumicën e re parlamentare e vendosin qytetarët përmes zgjedhjeve parlamentare. Unë e them tash për herë të parë se shumicë të re parlamentare, me vota që varen nga një parti siç është “Levica” (E Majta) e cila ka në programin e saj taksativisht qasje anti-amerikane, anti-shqiptare. Nuk mund të hyjmë të bisedojmë dhe nuk mund të lejojmë që një qeverisje e tillë të varet nga një parti politike e cila është destruktive dhe e dimë se në çfarë kahje do ta shpjerë shtetin”, deklaroi Arjanit Hoxha, BESA. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale është më 31 tetor.

    Lajmi Paraprak

    Opozita është e bindur se suksesi i zgjedhjeve lokale do t’i sigurojë së shpejti edhe pushtetin qendror

    Lajmi i rradhës

    ISHP: Nuk do të pranojmë punëtorët e pavaksinuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë