Lëvizja Besa nuk gëlltiti “manipulimet zgjedhore” as për qëllimet euroatlantike

    Në fillimin e kësaj jave, të hënën më 1 nëntor Arjanit Hoxha i Lëvizjes Besa, pas takimit që pati me kryeministrin Zaev tha se  kjo Qeveri duhet të vazhdojë dhe të përbush mandatin e marrë në vitin 2020. Ai, sikurse edhe partnerët tjerë të koalicionit, kishte inkurajuar Zaevin se të mos tërhiqet, pasi siç tha zgjedhjet e parakohshme do të kishin komplikuar akoma më tepër edhe aspektin ekonomik, social, shëndetësor dhe të sigurisë.

    “Qëllimi i takimit ka qenë për të treguar edhe njëherë pozicionin tonë se vazhdojmë fuqishëm të mbetemi pjesë e mbështetjes të kësaj shumice Qeveritare. Normalisht nga takimi u dakorduam se në këtë situatë, në këtë pozicion politik në të cilin gjendet shteti, zgjedhjet e parakohshme eventuale do të kishin komplikuar akoma më tepër edhe aspektin ekonomik, social shëndetësor dhe të sigurisë. Qëllimi kryesor ka qenë për të rikonfirmuar qëllimin euroatlantik të vendit për të konfirmuar se proceset eurointegrusese duhet të vazhdojnë . Kjo qeveri ka marr mandatin për të dhe vazhduar këto procese dhe duhet t’i çojë deri në fund”, u shpreh Arjanit Hoxha – sekretar gjeneral i Lëvizjes Besa (01.11.21).

    Por pas vendimit të KSHZ për rivotim në Zhelinë, komunë të cilën e fitoi BESA,  të premten me 5 nëntor Hoxha para mediave tha se BDI po manipulon me rezultatin zgjedhor dhe se partia e tij tani  po diskuton daljen nga Qeveria. Madje ai tha se nuk do të jetë më ministër i këtij kabineti qeveritar.

     “Unë për vete duke u nisur me integritetin tim personal, unë edhe sikur të vendosë partia që të vazhdojë qeverisja, unë nuk do të jem ministër në këtë Qeveri, dhe kjo është deklarata pas së cilës nuk kam ndërmend të hiqem”, potencoi sekretari Gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha (05.11.21).

    Po atë ditë vonë në mbrëmje, lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoksi postoi një foto në facebook, ku bashkë në tavolinë ishin përfaqësues të Besës, ASH, AAA dhe e Matja, me çka bëri të ditur se ka siguruar numrat për rrëzimin e Qeverisë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Akademia për çobanët dhe qeveritarët që pse s’i çan ujku

    Lajmi i rradhës

    “Liria dashurore” nga Branko Merxhani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë