Lëvizja Besa: Vdekja e të pafajshmit Rexhail Qerimi fundosi drejtësinë e Maqedonisë së Veriut

    Në lidhje me vdekjen e Rexhail Qerimit – që ishte i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”, ka reaguar Lëvizja Besa, duke e quajtur si rast të montuar politik dhe mungesë të drejtësisë, dhe se ky rast e ka çuar Maqedoninë e Veriut shumë hapa prapa, përcjell Nistori.

    “Vdekja në burg e njërit nga të akuzuarit e rastit “Alfa” tregon edhe njëherë mos funskionimin e shtetit ligjor dhe mos vendosjen e drejtësisë në vendin e duhur. Vdekja e Rexhail Qerimit është vdekje edhe për drejtësinë në vend dhe vdekje për ata që për shumë vite nuk arritën ta zgjidhin këtë rast”.

    Besa vlerëson se drejtësia për rastin “Alfa” duhet të sillet në vend që të ndjerit të pafajshëm shpirti t’i prehet në paqe. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    EVN-ja shkel mbi dinjitetin tonë dhe i traumatizon fëmijët tanë!

    Lajmi i rradhës

    Hoteli me një dizajn të jashtëzakonshëm, ju mundëson të flini “nën yje”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë