Lëvizja Besa: Xhaferi ka tërhequr ligjin që dënon politikanët të cilët janë në listën e zezë

    Foto: AIM

    Komunikata e Lëvizjes Besa për Nistorin:

    Talat Xhaferi ka tërhequr ligjin me të cilin duhet të dënohen të gjithë ata funksionarë dhe biznesmenë të pushtetit LSDM – BDI, të cilët Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur në Listën e Zezë për shkak të përfshirjes së tyre në krime financiare, kryesisht duke keqpërdorur pozitat dhe duke përfituar në kurriz të qytetarëve.

    Shpejt i ranë maskat BDI-së. Po del në shesh se kryeministrin teknik, Talat Xhaferi e paskan vendosur që teknikisht ti shpëtojë kriminelët e konfirmuar edhe nga ShBA.

    Po ashtu dëshmohet edhe një fakt, se Talat Xhaferi është gjithmon aty ku duhet të mbrohet BDI-ja dhe krimi i saj. Kur duhej në Kuvend të bllokojë ligjet në interes të BDI-së dhe në dëm të shqiptarëve ishte aty, tani duhet në Qeveri, se aty do mbroj krimet.

    Lajmi Paraprak

    Shkolla e Vizbegut, prindërit të revoltuar

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit shqiptarë në Çashkë që nga shtatori i kanë të mbyllura dyert e shkollës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë