Shkolla e Vizbegut, prindërit të revoltuar

    Obejti i ri i shkollës në Vizbeg / Pamje: TV21

    Në objektin e ri shkollor në Vizbeg tashmë është ngjitur edhe tabela me emrin e shkollës “Vizbeg” që ka finalizuar të gjitha punimet rreth këtij objekti. Pavarësisht kësaj, shkolla qëndron e mbyllur dhe nuk lëshohet në përdorim ndërsa nxënësit e kësaj lagje vazhdojnë të mësojnë në shkollat e komunave të ndryshme. Ministria e Arsimit tha se tashmë është kryer pranimi teknik ndërsa i mbetet Komunës së Butelit të përmbyll procedurat përkatëse. Kreu I Butelit, Darko Kostovski përmes rrjeteve sociale uroi për shkollën e re por pa saktësuar ditën e nisjes me punë të këtij objekti. Kostovski shtoi se po punohet në kompletimin e dokumentacionit që edhe zyrtarisht të fillojë të funksionojë shkolla në fjalë. Nga ana tjetër, banorët e lagjes shprehen të revoltuar për këtë shtyrje të afatit duke shtuar se po tentohet që ky projekt sërish të përdoret në fushatë parazgjedhore.

    “Kjo është një prej elementeve kryesore edhe me siguri se janë duke e shfrytëzuar edhe shkollën, fëmijët po edhe lagjen që të fitojnë një numër më të madh të votave. Kushtet janë të plotësuara edhe ka ngec puna diku tjetër. Jemi të zhgënjyer, nuk e di për çfarë qëllimi nuk po hapet shkolla këtu, a ka qëllime politike, partiake apo lirisht mundem me thanë nacionale, pse jemi shqiptarë lirisht mundem me thanë, haptas, le të dëgjojnë të gjithë. Ndoshta me qenë prej pjesës tjetër ndoshta ishte hap”, tha Nebi Ibrahimi, Këshilli i prindërve.

    Fillimisht mësimin në objektin e ri shkollor në shkollën fillore “Vizbeg” do të ndjekin nxënësit nga klasa e parë e deri në atë të pestë, ndërkohë për nxënësit deri në klasë të nëntë u mbetet prindërve të vendosin. Pas shumë vitesh kërkesë, objekti i shkollës fillore në Vizbeg nisi të ndërtohet në janar të vitit 2022, me afat ndërtimi prej 18 muajsh. Sipas projektit, në këtë shkollë pritet të mësojnë 500 nxënës në 17 paralele. Për shkak të mungesës së shkollës fillore në Vizbeg, qindra nxënës të kësaj lagjeje janë të detyruar të mësojnë në shkolla të ndryshme të tre komunave të Shkupit, Butel, Çair dhe Shuto Orizarë. Për të mbërritur në shkolla, nxënësit bëjnë rrugë në këmbë mbi 3 kilometra./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Detaje rreth takimit Taravari – Kovaçevski

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Besa: Xhaferi ka tërhequr ligjin që dënon politikanët të cilët janë në listën e zezë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë