Liderët rajonalë dhe vendorë e urojnë Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet parlamentare

    Krerë të partive e funksionarë shtetërorë rajonal kanë uruar Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren bindëse në zgjedhjet e djeshme parlamentare. Kryeministri shqiptar Edi Rama, uron që fitorja të kthehet në sukses për Kosovën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë.

    “E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona”, ka deklaruar Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

    Urata për fitoren e Kurtit, kanë dërguar edhe krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Arben Fetai, por edhe kreu i Kuvendit Afrim Gashi. Ndërkohë, në telegramin e urimit, zëvendëskryeministri i parë Bekim Seli, thekson që fitorja rikonfirmon Kurtin si garanci për Kosovën.

    “Fituesi i këtyre zgjedhjeve tashmë po rikonfirmohet – Albin Kurti, me mbështetjen e fuqishme popullore, mbetet garanci e zhvillimit, sovranitetit dhe sigurisë në Kosovë”, ka shkruar Bekim Sali, zv.kryeministër i parë.

    Urata ka dërguar edhe opozita shqiptare e Maqedonisë. Kreu i BDI-së në telegramin e tij thekson që Kosova duhet të ketë stabilitet.

    “Urime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e shënuar! Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror, në shërbim të qytetarëve të saj”, shkruan Ahmeti.

    Kurtin e kanë uruar edhe Ziadin Sela dhe Arben Taravari. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Rënia e lindjeve në RMV po bëhet alarmuese, Mickoski bën thirrje për sa më shumë lindje

    Lajmi i rradhës

    BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë