Ligji i Obligacioneve, gabimi i deputetëve do të korrigjohet pas zgjedhjeve lokale

    Shumica qeverisëse e udhëhequr nga LSDM-ja dështoi t’i mbledhë, t’i shtojë dhe dorëzojë në Parlament në kohë ndryshimet e reja të paralajmëruara për Ligjin për marrëdhënie obligative. Kjo do të thotë që nga 1 tetori, mbetet në fuqi zgjidhja ligjore me të cilën shuma e kamatës nuk do ta tejkalojë shumën e borxhit, por vetëm te kamatat e dakorduara ndëshkuese. Pas reagimeve në publik pse Ligji nuk do të zbatohet edhe për kamatat ligjore ndëshkuese, deputetët e LSDM -së vendosën ta korrigjojnë gabimin, por tani këtë mund ta bëjnë pas zgjedhjeve lokale, sepse Parlamenti nuk do të punojë deri atëherë. Reagimet fillestare të ekspertëve ishin se mënyra se si u hartua ligji i ri në pjesën e kamatave, mund të ketë ndikim negativ në punën e sektorit bankar. Por, pas disa ditësh në pritje të një përgjigjeje, nga shoqata bankare për Alsat njoftuan sido që të jetë ligji, ata do t’i binden atij.

    Bankat anëtare të Asociacionit Maqedonas të Bankave punojnë gjithmonë në përputhje me ligjet dhe rregulloret pozitive ligjore. Pas ndryshimeve në Ligjin për marrëdhëniet obligative, bankat gjithsesi do t’i harmonizojnë të gjithë operacionet e tyre me rregulloren e re”, thonë nga Asociacioni Maqedonas i Bankave.

    Përmbaruesit nga ana tjetër deklaruan se edhe më tej do të rrjedhë kamata për borxhet e faturave komunale dhe do të mund të jenë më të larta se borxhi kryesor. Sipas tyre, nga ndryshimi i ligjit më së shumti do të fitojnë kompanitë që lidhin marrëdhënie kreditore-debitore.

    Banka patjetër duhet për tre muaj të fillojë me pagesë të detyruar, në atë moment, kamata e dakorduar ndëshkuese kapitalizohet dhe borxhi i dytë apo i tretë kryesorë mund të rrjedhë maksimum tre deri në katër muaj. Mund të rrjedh tre deri në katër muaj nëse në nivel vjetor është 15%, ajo kamatë për disa muaj do të jetë 3-4%, që do të thotë assesi s’mund ta arrijë borxhin kryesor”, tha Gordan Stankoviq, përmbarues.

    Më të zëshëm me reagime për këtë zgjidhje ligjore ishin aktivistët civil që vlerësojnë se nëse ligji nuk vlen edhe për faturat që qytetarët i paguajnë siç janë ata për ujë, rrymë, ngrohje, shërbime telekomunikacioni, atëherë qytetarët nga ligji i ri nuk do të kenë aspak leverdi. Ekspertët sugjerojnë që qytetarët të vazhdojnë me pagesë në kohë të faturave, të mos të përsëriten rastet ku për një borxh minimal, përmbaruesit kanë kërkuar disa qindra euro./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Edhe kjo javë përfundoi, por akoma nuk ka detaje rreth rastit tragjik në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Byrnes: Maqedonia ta marrë vendin e merituar në BE

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë