LIGJI I RI I LOJËRAVE TË FATIT ËSHTË ANTIKUSHTETUES! Ambasadori austriak u bën thirrje deputetëve të RMV që të mos mbështesin ndryshimet

    Ambasadori austriak kërkon nga deputetët e Komisionit për Çështje Europiane, nëse projektligji vihet në rend dite, të mos e shqyrtojnë për shkak të moskompetencës dhe të mos japin pëlqimin për projektligjin për shkak të antikushtetutshmërisë, njofton Plusinfo, përcjell Nistori.

    Deputetët e Komisionit për Çështje Europiane të mos e mbështesin ligjin e ri për lojërat e fatit për shkak të antikushtetutshmërisë së tij, ka reaguar ambasadori austriak Georg Voutsas ndaj Qeverisë dhe deputetëve pasi ndryshimet në rregulloren për lojërat e fatit arritën në legjislativ. Ambasadori reagon se edhe Qeveria keqpërdor flamurin europian për të shmangur debatin publik për ligjin kontrovers.

    “Dispozitat aktuale cenojnë vlerat themelore të rendit kushtetues në nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, d.m.th. shtetin e së drejtës, lirinë e tregut dhe sipërmarrjen, respektimin e normave përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare”, shkruan në letër ambasadori i Austrisë në vend.

    Në letër, ambasadori thekson se ndryshimet në Ligjin e propozuar nga Qeveria bien ndesh me nenet e tjera të Kushtetutës – neni 51, ku rregullohet se të gjitha ligjet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe të gjitha rregulloret e tjera me Kushtetutën dhe ligji. Voutsas shprehet se ndryshimet në rregullore janë në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës, i cili përcakton se ligji nuk mund të ketë fuqi prapavepruese dhe bie ndesh edhe me nenin 59, ku thuhet:

    “Investitorëve të huaj u garantohet e drejta për të tërhequr lirisht kapitalin dhe fitimin e investuar. Të drejtat e fituara në bazë të kapitalit të investuar nuk mund të pakësohen me ligj apo rregullore tjetër”.

    Ambasadori austriak kërkon nga deputetët e Komisionit për Çështje Europiane, nëse projektligji vihet në rend dite, të mos e shqyrtojnë për shkak të moskompetencës dhe të mos japin pëlqimin për projektligjin për shkak të antikushtetutshmërisë

    Voutsas thekson se sundimi i ligjit mbulon të gjitha institucionet dhe proceset dhe përgjegjësia e legjislativit është jashtëzakonisht e rëndësishme.

    Deputetët dhe Qeveria kanë marrë letrën nga ambasadori austriak dhe kanë njoftuar disa nga mediat se do t’i shqyrtojnë seriozisht vërejtjet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, sektori i ndërtimtarisë në krizë

    Lajmi i rradhës

    Asociacioni – Midis nivelit lokal dhe autonomisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë