Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një takim me kryetarët e komunave ka folur edhe për ligjin për shtetësi, i propozuar nga Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët, duke shprehur se Kuvendi në njërën ose tjetrën mënyrë do të gjej zgjidhje për ta miratuar, pavarësisht bllokadave të bëra për arsye të panjohura, përcjell Nistori.
“Për momentin po analizojmë nëse Ligjin për shtetësi mund ta tërheqim si propozim dhe ta dorëzojmë me yllin e BE-së, derisa ky veprim është në përputhje me rregullativat dhe direktivat e duhura të BE-së.
Nëse ka një mundësi të tillë, neve nuk na pengon edhe pse propozimi është i opozitës shqiptare, por bëhet fjalë për tekst të harmonizuar bashkërisht. Besoj se Kuvendi në njërën ose tjetrën mënyrë do të gjej zgjidhje për ta miratuar, pavarësisht bllokadave të bëra për arsye të panjohura. Akoma nuk mund ta kuptoj motivin e bllokadës”, deklaroi kryeministri Zaev. /Nistori/