Ligji për tatim solidar, i bllokuar në kuvend

    Me vendosjen e tatimit të paralajmëruar solidar, do të preken më shumë biznesmenët të cilët vendosën të investojnë në kohë krize. Do të goditen edhe aksionerët. Komuniteti i biznesit mendon se duhet të ketë ndryshime në propozim-tekstin e Ligjit të Solidaritetit, i cili është dorëzuar në Kuvend më shumë se një muaj më parë.

    “Menaxherët zakonisht bëjnë plane financiare, parashikojnë rritjen dhe zhvillimin e kompanive dhe nuk presin aktivitete të tilla të pazakonta. Në këtë rast do të preken shumë kompani, sidomos sektori i kontabilitetit për të vërtetuar se sa duhet paguar dhe si duhet paguar. Dhe pse është bërë që të paguajnë më shumë ata që kanë investuar më shumë”, tha Romeo Kostadinov, kryetar i Odës së Kontabilistëve.

    Kurse nga Oda Ekonomike, ku janë të anëtarësuara kompanitë më të mëdha që janë kryesisht të orientuara drejt eksportit, thonë se zgjidhja ligjore është marrë me vonesë, nuk është respektuar kalendari tatimor, ndaj kompanitë nuk e kanë përfshirë atë kosto në bilancet e tyre. Komuniteti i biznesit mendon se kjo zgjidhje mund të shmanget me arsyetimin se paratë që do të mblidheshin në këtë mënyrë mund të sigurohen edhe në një mënyrë tjetër.

    “Jemi konsultuar nga Qeveria, në disa raste kemi pasur vërejtje serioze për kriteret, kështu që janë ndryshuar dhe përshtatur, por gjithashtu mendojmë se kjo zgjidhje ka mundur të shmanget”, thonë nga Oda Ekonomike.

    Propozim-ligji për tatimin solidar është në Kuvend prej më shumë se një muaji. Nuk është vënë në rend dite sepse VMRO DPMNE-ja opozitare dëshiron të organizojë debate publike në të cilat do të marrin pjesë të gjitha palët e interesuara.

    Plani i Qeverisë është që të gjitha kompanitë që kanë fituar mbi 10 milionë euro vitin e kaluar dhe e kalojnë mesataren e katër viteve të kaluara, do t’i paguajnë shtetit tatim shtesë dhe paratë do të përdoren për tejkalimin e mëtejshëm të krizës energjetike. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ndryshim i 9 ligjeve në favor të “Bektel&Enka”

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimi i motit ka mbushur ambulacat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë