LIJA E MAJMUNIT TE FËMIJËT | Mjeku Fetai thotë se nuk rrezikohen fëmijët (Video)

    Me rritjen e temperaturave, poleni, luletm alergjitë, gjegjësisht me ardhjen e stinës së verës që shpesh karakterizohet me viroza të ndryshme, kryesisht te fëmijët. Mjeku pediatër Gjylajdin Fetai për Nistori flet rreth simptomave, trajtimi dhe nga çka duhet të kenë kujdes prindërit për fëmijët e tyre. Fetai për Nistori thotë se janë diagnoza lehtë të trajtueshme, por duhet pasur kujdes tek ushqimi dhe nga papastërtia.

    “Momentalisht janë ngacmimet alergjike te fëmijët. Mos të them 80% i fëmijëve që vijnë për kontrolle janë me ngacmime alergjike, të lokalizuara apo të gjenerelaziuara. Zakonisht kemi sy të skuqur, kruarje të syve, kemi sekret në sy, hundë të zëna, kemi teshtitje, kollitje, ku zakonisht përfshihet laringu (telat e zërit që i quajmë) apo me zë të marrur, me një kollitje që është specifike te laringjitet. Te ca fëmijë zhvillohet bronhite obstruktive-alergjike si shkak i sezonës pranverore. Kemi gjelbërimin, lulet, poleni, të gjitha këto janë faktorë ngacmues. Përveç kësaj kemi infeksione respiratore. Zakonisht te fëmijët e çerdheve apo të shkollave takojnë infeksione bakteriale që barten, sigurisht për shkak të kushteve dhe moslajmërimit të fëmijës së sëmurë. Mirëpo, lirisht mund të them se janë diagnoza lehtë të trajtueshme dhe tejkalohen pa telashe.” – deklaron Fetai.

    Ai këshillon fillimisht prindërit të cilët i kanë fëmijët në çerdhe apo shkollë, nëse kanë simptoma si jorehati, plogështi, gjum të zgjatur, rezistencë në oreks, duhet të vizitojnë mjekun që mos t’u ndërlikohet shëndeti fëmijëve.

    “Pranvera jep mundësi për të dalë jashtë në natyrë. Sa më pak në ambiente të mbyllura, siç janë kafeteritë nëse shkohet me fëmijë, aty ku ka tym duhani, vende që duhet sa më pak të frekuentohen me fëmijët dhe të kemi kujdes. Ngacmimet momentale nuk janë që kërkojnë një trajtim të veçantë, mirëpo duhet përcjellje nga ana e mjekut. Jepet terapia fillestare dhe të ndiqen kontrollet, mos eventualisht duhet të ndërohet terapia. Lirisht mund të them se, tejkalohen lehtë. Nuk janë ngacmime serioze.”

    VIROZAT E VERËS

    MJEKU GJYLAJDIN FETAI
    Si çdo verë ne presim ngacmime verore. Kemi parasysh ardhjen e mërgimtarëve kur vijnë këtu. Ndryshimi klimatik, faktor që bën të shtohet problemi në ambientet tona. Mirëpo, ajo çfarë dua të theksoj është se, shëndeti varet nga pastërtia, si në kushte të shtëpisë apo kur dalim jashtë. Duhet të kemi kujdes me ushqimet se çfarë konsumojmë jashtë shtëpisë. Sidomos fëmijët tash me tosta, keçapi, majonezi të cilat nuk mbahen në standardet e duhura, të gjitha këto janë faktorët për paraqitjen e ngacmimeve sezonale, të helmimit të themi – salmomenelë, mishigelë, sallameve të ndryshme, shkaktarë për rritjen e fëmijëve të sëmurë.

    Kohëve të fundit, bota po përballet edhe me Lijën e majmunit. Lia e majmunëve, virus shumë i zakonshëm në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore, nuk ka tendenca të përhapjes së lehtë mes njerëzve dhe virusi përcillet me simptoma mesatare. I pyetur nga Nistori se sa rrezikohen fëmijët nga ky virus, Fetai nuk e konsideron të rrezikshëm dhe nuk ka asnjë ndërlikim te fëmijët edhe nëse shfaqen tek ata.

    “Ne duhet t’u besojmë faqeve zyrtare dhe profesionistëve që kanë përvojë. Për shembull, patëm fatin ku Covid-19 nuk i preku fëmijët. Asnjë fëmijë nuk ka pas ndërlikime edhe pse bisedoheshte që duhet të vaksinohen edhe fëmijët, mirëpo unë nuk kam qenë dakort për vaksinimin e fëmijëve. Edhe tash për Lijën e majmunit, është që ekziston prej viteve të 50-ta. Nuk është sëmundje e re, mirëpo tash është bërë aktuale. Garantoj se sa i përket Maqedonisë, sidomos fëmijëve nuk janë të rrezikuar aspak. Mendoj se Lija e majmunit nuk do t’i prekë fëmijët. Fëmijët janë engjuj dhe i ruan Zoti me një aspekt.” – shtoi ndër të tjera mjeku Fetai.

    rejat e fundit nga KSI në lidhje me Lijën e majmunit thonë se deri më tani nuk ka ndonjë të prekur nga Lija e Majmunëve në Maqedoninë e Veriut, por bëjnë thirrje për kujdes të shtuar. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rifillon funksionimi i transportit publik në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Rregullat e aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit në lëkurë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë