Limani: Përmes kumarit dhe kredive, qeveria përmbush interesat ruso-serbe

    Lëvizja BESA akuzon qeverinë LSDM-BDI se më shumë mban krahun e Serbisë dhe Rusisë se sa Bashkimit Evropian.

    Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Fatmir Limani thotë se përmes përhapjes së kumarit dhe kredive të shpejta, qeveria përmbush interesat ruso-serbe në Maqedoninë e Veriut.

    “Për interesa të ngushta personale, grupore e partiake, udhëheqësi i BDI-së bashkë me vëllain Kovaçevski, përmes projekteve antikombëtare të llojit Ballkani i Hapur dhe krimit të organizuar, janë duke kahëzuar vendin drejt interesave serbo-ruse, të cilat në masë trishtuese, janë duke devijuar nga rrugëtimi eurointegrues dhe politikat strategjike të SHBA-së të krijuara në tre dekadat e fundit. I bëjmë apel Uashingtonit dhe Brukselit që të jenë më të ashpër në këtë drejtim, me porositë drejtuar Qeverisë së kriminalizuar, për të heq dorë nga korrupsioni që ka kapluar çdo pore të vendit tonë”, tha Fatmir Limani, Lëvizja BESA.

    Edhe kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti pak ditë më parë në një intervistë për Alsat akuzoi pushtetin se i hap rrugën nëntokës serbe përfshi edhe Millan Radoiçiqit.

    “Këtu ka indikacione se është i involvuar kapital rus, drejtpërdrejtë dhe është i involvuar drejtpërdrejtë Radoiçiqi i përfoluri në Mitrovicën e Veriut, sepse të gjithë e dimë se aty ka funksionuar banditizmi, ka funksionuar larja e parave, ka funksionuar gjithçka që ka të bëjë me ekonominë e zezë”, u shpreh Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike.

    Fronti opozitar i bëri thirrje edhe njëherë Aleancës për Shqiptarët që ta braktis siç tha qeverinë e krimit.

    “Unë do kisha bërë edhe një herë ftesën publike, bazuar në lutjen si atdhetar veprimtar dhe njeri që jetoj në këtë vend, që të bëhen bashke me faktorin e subjekteve opozitare shqiptare, nga se, të jeni të bindur se, shtatë tetë vitet e lutjes në terrenin  e frymës opozitare, nuk e meriton votuesi i opozitës, Aleancës, që sot ajo të jetë pjesë përbërëse e një Qeverie të krimit. Unë kam qenë pjesë përbërje e udhëheqjes së tanishme  vetë, dhe nuk jam larguar aksidentalisht nga atje”, theksoi Fatmir Limani, Lëvizja BESA./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ‘Pesëshja e madhe’ në Kosovë dhe Serbi në përpjekje “për të shpëtuar dialogun”

    Lajmi i rradhës

    Hulumtim për krizën, 50 për qind më shumë varfëri se një vit më parë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë