Hulumtim për krizën, 50 për qind më shumë varfëri se një vit më parë

    Fotografia: Nistori

    Varfëria në vend do të vazhdojë të thellohet duke shtuar numrin e qytetarëve të varfër apo që jetojnë në varfëri të skajshme. Sipas një studimi të prezantuar nga Platforma kundër varfërisë, për 20-50% do të rritet numri i personave në varfëri të skajshme, krahasuar me periudhën para krizës, respektivisht në vitin 2021.

    “Në varfëri të skajshme janë njerëzit që jetojnë me më pak se 60 denarë në ditë që faktikisht mbijetojnë. Të varfërit janë njerëzit që jetojn në me më pak se 200 denarë në ditë. Varfëria e skajshme si rezultat i kësaj krize do të rritet, mes 12 mijë njerëz dhe 28 mijë njerëz. Krahasuar me gjendjen para krizës është rritje mes 20 deri në 50 %. Para krizës, në vend kishte rreth 56 mijë njerëz që jetonin në varfëri të skajshme. Sipas vlerësimeve tona, varfëria do të rritet mes 80 mijë deri në 160 mijë njerëz. Para krizës ky numër ishte rreth 360 mijë që jetonin në varfëri. Tash, sipas të dhënave të fundit, ky numër mund të arrijë 510 mijë”, deklaroi Branimir Jovanoviq, hulumtues ekonomik.

    Për të zbutur këtë gjendje të rëndë, nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkojnë rritjen pengave të punëtorëve, deri në 78 %.

    “Thirrja ime do të ishte t’u kthehen paratë punëtorëve nëse dëshirojmë të mos ketë varfëri në vend. Respektivisht, nuk kërkojmë shkurtim prej 78% të pagave të funksionarëve por me këtë përqindje të rriten edhe pagat e punëtorëve që edhe ne të kemi jetë të denjë. Çdo ditë e më shumë, qytetarët dhe punëtorët ankohen se nuk mbijetohet as me pagë minimale mesatare e jo më me dy paga minimale”, u shpreh Ivan Peshevski, LSM.

    Në debatin për jetë të denjë ose mbijetesë u rekomandua që vendi patjetër duhet të ngrij çmimet dhe si të tilla ti mbaj në afat më të gjatë, madje gjysmë viti ose më shumë, të ndalohet rritja e çmimeve, të vihet nën kontroll inflacioni dhe paralelisht me këto të rriten të gjitha të ardhurat e qytetarëve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Limani: Përmes kumarit dhe kredive, qeveria përmbush interesat ruso-serbe

    Lajmi i rradhës

    Zgjidhje ligjore për t’i dhënë fund manipulimeve me çmimet dhe tregtisë jo-korrekte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë