Limani: Zajazi 20 vite pa kanalizim. Vërtetë mendoni se këta do të realizojnë korridoret 8-të & 10d?

    Lëvizja Besa nuk beson se qeveria do ta realizojë projektin për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Nënkryetari i partisë Fatmir Limani tha se për 20 vjet në pushtet BDI-ja nuk e bëri as projektin e kanalizimit në Zajaz dhe as nuk përmbushi premtimin për spitalin e Kërçovës, përcjell Nistori.

    Limani në emisionin 200 në Alsat foli edhe për pasurinë sipas tij të paligjshme të kreut të partisë Ali Ahmeti dhe funksionarëve të tjerë të partisë.

    “Projekt që kushton 2 miliardë euro ta realizojë një subjekt i cili drejtohet nga lideri i cili për 20 vite premton kanalizimin në Zajaz i cili kushton jo më shumë se 200 mijë euro, do të bëj 2 miliardë euro projekt? 20 vite janë në pyetje kanalizim, nuk kanë WC në Zajaz. Le t’i rregullojnë njëherë ato pastaj do të flasim për këto projekte madhore. Vërtet mendoni se do të realizojnë 2 miliardë euro projekt, subjekt i cili spitalin e Kërçovëc për të cilin disa herë janë ndarë nga 1 ose 2 milionë euro janë keqpërdorur dhe rri si han kuajsh, e gjithë kërçërvorët vijnë në Shkup ose dalin jashtë shtetit për t’u kuruar. Vërtet mendoni se do të këto, do të investojnë 2 miliardë euro se Banka Botërore do t’u besoj, se nuk i sheh se kanë vjedhur edhe fondet në Ministrinë e Arsimit edhe për çështjen e librave të nxënësve”, u shpreh Fatmir Limani, nënkryetar i Lëvizjes Besa. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Aggeler: Jam e zhgënjyer me paaftësinë e Gjykatës së Apelit

    Lajmi i rradhës

    Pendarovski: Për t’u ballafaquar me papunësinë, varfërinë dhe migrimin masiv, nevojiten reforma

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë