“Nuk kemi ardhmëri të shëndoshë” / Çdo ditë nga 30-40 lëndë për divorc në Shkup

    Është shqetësues numri i lartë i kërkesave për divorc që arrijnë çdo ditë në Qendrën për Punë Sociale në Shkup, thotë drejtori Izeir Memedi në “10 Minuta” në TV21.

    Ai tha se për t’i njoftuar qytetarët për të drejtat e tyre, kryesisht për dhunën në familje, pasi ka kërkesa të shumta që i drejtohen personalisht atij, do të organizojë ditë të hapura në qendrat rajonale në Shkup.

    Tha se brenda ditës arrijnë më së paku 30-40 lëndë për divorc.

    “Do të bëjmë ndryshime, që ndarja familjare apo dhuna familjare që janë në procese, ka kërkesa që unë si drejtor të ndikoj në ato procese, por unë nuk mundem të ndikoj edhe pse direkt nga ajo varet e ardhmja e një fëmije, familje. Për fat të keq, edhe unë si drejtor nuk e kisha ditur. Kisha menduar se Sociali është vetëm e drejta e personit, ndihma e tretë… Është diçka që shumë pak janë të informuar qytetarët dhe ajo është dhuna familjare, ndarja familjare, e drejta për pasurinë, kujdesi ndaj fëmijës… Për fat të keq, unë jam duke u habitur se nuk kemi një ardhmëri të shëndosh. Çdo ditë, nga 30-40 lëndë vijnë për ndarje. Foli vetëm për Shkupin”, tha Memedi.

    “12 persona e kanë lënë punën brenda 5 muajve”

    Memedi ka alarmuar për mospërfaqësimin e shqiptarëve në këtë institucion shtetëror. Nga 230 të punësuar, vetëm 28 janë shqiptarë dhe asnjë në post udhëheqës.

    Memedi alarmoi edhe për mosavancimin e tyre dhe për pagat e ulëta. Si pasojë e pagave të ulëta dhe kushteve të vështira të punës, 12 persona e kanë lënë punën vetë që kur ka ardhur ai në krye të Sociales.

    Për gjithë këtë situatë, Memedi gishtin e drejtoi te udhëheqësit shqiptarë në 20 vitet e kaluara.

    “Nga 230 të punësuar, vetëm 28 janë shqiptarë në Qendrën për Punë Sociale. Vetëm një është në post udhëheqës. Nuk e di çfarë kanë bërë partitë shqiptare në 20 vitet e kaluara?”, pyeti Memedi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    RMV nuk radhitet mirë në listën e Indeksit për sundimin e drejtësisë

    Lajmi i rradhës

    Lind e gjallë foshnja nga nëna e plagosur rëndë në Gazë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë