Lindita Ahmeti, fituese e çmimit “11 Tetori” në fushën e kulturës dhe artit

    Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të shënojë festën shtetërore “11 Tetori” përmes organizimit për ndarjen e çmimit me po këtë emër për katër fituesit e këtij viti.

    “Çmimi për vepër jetësore në fushën e shkencës dhe arsimit do t’i jepet neuropsikiatrit, prof. dr. Metodi Çepreganov, ndërsa në fushën e kulturës dhe artit, poetes Lindita Ahmeti, shkrimtarit Tomislav Osmanli dhe artistit Micko Jankulovski”, njoftojnë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

    Ngjarja do të shënohet në Sallën e Kristaltë të Kuvendit, duke filluar prej orës 12:00. Kuvendi theksoi që ky çmim jepet për njohjen e veprës jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive të tjera.

    Lajmi Paraprak

    Gjermania dhe Kina – Stresi i marrëdhënieve pas 50 vjetësh

    Lajmi i rradhës

    Taravari: 20 vite pushtet dhe BDI-ja ende nuk ka bërë 1 km autostradë në Maqedoninë Perëndimore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë