Lirman optimiste: Është e rëndësishme që çështjet bilaterale ndërmjet Sofjes dhe Shkupit të zgjidhen në mënyrë bilaterale

    Ministrja për Evropë pranë Ministrisë së Punëve të jashtme të Gjermanisë, Anna Lirman, shprehet optimiste për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë se Veriut dhe Bullgarisë.

    Lirman që po qëndron për vizitë zyrtare në vend, tha se është e rëndësishme që në mënyrë bilaterale të zgjidhen çështjet mes dy vendeve, me qëllim që të hapërohet sa më shpejtë dhe sigurt drejt BE-së.

    “Është e rëndësishme që pyetjet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të zgjidhen në mënyrë bilaterale, unë jam optimiste sa u takon sinjaleve të Bullgarisë, andaj ju dëshiroj shumë suksese ditën e nesërme ku duhet të diskutohet”, tha ajo.

    Për kontestin Shkup-Sofje foli sot foli edhe kryeministri i ri, Dimitar Kovaçevski, duke u shprehur se pozicionet e Maqedonisë së Veriut janë të qarta.

    “Pozicionet tonë janë të pastra kristal se ne jemi Republika e Maqedonisë së Veriut në të cilën qytetarët tanë flasin gjuhën maqedonase dhe kemi identitetin tonë”, tha Kovaçevski.

    Bojan Mariçiq, i cili sot për herë të parë u ul në kolltukun e zëvendëskryeministrit për çështje evropiane, nuk deshi që të kalkulojë me data në lidhje për hapjen e bisedimeve me BE-në duke thënë se deri më tani dhënia e kornizave kohore nuk na ka sjellë asnjë suksese.

    “Nuk mendoj se është e dobishme as për qytetarët as për procesin që të përmenden korniza kohore sepse kjo deri më tani nuk na solli suksese, njëjtë kjo nuk do të thotë se nuk ka një dinamikë në funksionimin e punës”, u shpreh Mariçiq.

    Nesër në Shkup për vizitë zyrtare do të qëndrojë kryeministri bullgar Kiril Petkov, i cili do të takohet me krerët shtetërorë për të diskutuar disa çështje, mes tjerash edhe në përpjekjet për tejkalim të ngërçeve mes Shkupit e Sofjes. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Vetoja bullgare nuk ka pasur shumë ndikim në tregtinë me Maqedoninë

    Lajmi i rradhës

    Mexhiti: Qëndrimet e mia për Grubin dhe Osmanin nuk kanë ndryshuar, debatin do ta vazhdon në parti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë